Funksionimi i gjykatave në komunat veriore të Kosovës, mbetet ende pezull dhe në pritje të arritjes së marrëveshjes ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Miratimi i ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe marrja e një vendimi në lidhje me vazhdimin e mandatit të EULEX-it, shihen si dy çështje që duhet t'i përmbyllë legjislatura aktuale para se të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Partitë politike në Kosovë janë të ndara në mendime në lidhje me mënyrën e shpërbërjes së institucioneve dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Forcat e Armatosura të Kosovës do të themelohen së shpejti ka deklaruar sërish kryeministri Hashim Thaçi. Sipas tij, këto forca përbëjnë rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës.
Misioni i EULEX-it pritet të pësoj një transformim nga mesi i qershorit të këtij viti. Mirëpo edhe pas kësaj faze, në Kosovë do të ketë prani të gjykatësve dhe prokurorëve evropianë.
Sipas ekspertëve të sigurisë, Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen gradualisht brenda një periudhe prej 5 deri 10 vjet dhe do të marrin përgjegjësitë nga KFOR-i.
Në Kosovë është shënuar Dita e Pavarësisë me manifestimin qendror në qendër të Prishtinës. Aty, kryeministri Thaçi ka thënë se FSK-ja shumë shpejt do të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6- vjetorin me 106 njohje, por edhe sfidën e përmbylljes së subjektivitetit ndërkombëtar.
Gjashtë të arrestuarit nga grupi prej shtatë personave të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, kanë dalë të martën vonë para Gjykatës në Prishtinë.
Partitë e koalicionit qeverisës nuk i kanë mbështetur rekomandimet e opozitës për tejkalimin e gjendjes në Universitetin e Prishtinës. Ky qëndrim ka bërë që rekomandimet të mos miratohen.
Kuvendi i Kosovës, do t'i kthehet edhe njëherë debatit për gjendjen e krijuar në Universitetin e Prishtinës.
Organizatat studentore dhe nismat tjera joqeveritare, të përfshira, kanë pezulluar përkohësisht organizimin e protestave. Vendimi i tyre u publikua në një koferencë para Rektoratit dhe pasoi dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi, si kërkesë kryesore.
MASHT-i dhe MTI-ja nuk pajtohen me vendimin e Komunës ë Prishtinës për ndërprerjen e mësimit në nivelin e ulët parauniversitar në kryeqytet, pas dyshimeve se nafta që përdoret për ngrohje, është kancerogjene.
Në Prishtinë, të shtunën nuk janë zhvilluar protesta para Rektoratit të Universitetit "Hasan Prishtina", por debati rreth kërkesës për dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi, ka vazhduar.
Komuna e Prishtinës njofton se të 43 institucionet e nivelit parauniversitar, do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, deri në marrjen e rezultateve laboratorike në lidhje me cilësinë e naftës së përdorur për ngrohje.
Misioni i EULEX-it ka arrestuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar.
Përfaqësuesit e opozitës në Prishtinë i shohin të ngutshme deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra në konferencën e Mynihut gjatë fundjavës se dialogu i Brukselit po vendos normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shfaq më shumë