Komuna e Prishtinës është në pritje të rezultateve laboratorike në lidhje me cilësinë e naftës së përdorur për ngrohje në 43 institucione të nivelit parauniversitar, të cilat janë mbyllur nga e premtja, pas dyshimeve se derivatet e përdorura përmbajnë nivel të lartë të sulfurit me pasoja kancerogjene.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se po vijon procesi i zbrazjes së rezervarëve, kazanëve të naftës në mënyrë që të vërtetohet nëse niveli i lartë i sulfurit ishte rezultat i derivateve jokualitative apo i kazanëve të vjetruar.
Deri në përfundimin e analizave, 43 shkolla dhe institucione tjera parauniversitare në Prishtinë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, kanë njoftuar zyrtarët e Komunës.
Vendimi i për mbylljen e shkollave është marrë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Por, të shtunën kanë pasuar edhe reagimet e para në lidhje me këtë vendim.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, e ka cilësuar politik vendimin e Ahmetit.
Lirak Çelaj nga dega e PDK-së në Prishtinë, në një konferencë për media është shprehur se vendimi i kryetarit Ahmeti ka të bëjë me motive politike, i cili vendim, sipas tij, ndërlidhet me protestat e studentëve.
"Duam të shprehim një shqetësim lidhur me ndërprerjen e mësimit që është bërë nga Komuna e Prishtinës dje. Ne kemi dyshime të bazuara, të cilat argumente do t`i shpalosim edhe para jush që motivi pse është ndërprerë mësimi është kryekëput politik që ndërlidhet me protestat e djeshme", ka thënë Çelaj.
Pas konferencës së degës së PDK-së, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
"Pas marrjes së rezultateve të mostrave edhe nga tri shkolla të tjera Komuna e Prishtinës ka marrë vendim dje që të ndërpresë procesin mësimor në 43 institucione shkollore përfshi edhe dy çerdhe të cilat e kanë sistemin e ngrohjes me naftë", ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
"Në të njëjtën kohë, Komuna e Prishtinës dje, ka dërguar menjëherë kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ku është kërkuar vlerësimi i rrezikshmërisë së nivelit të lartë të squfurit në lëndën djegëse. Kjo për të shmangur diskutimet dhe spekulimet mbi efektet e ndryshme të squfurit. Për këtë Komuna do të marrë përgjigje zyrtare të hënën, 10 shkurt 2014, në ora 16:00", ka shkruar Ahmeti.
Njëherësh, ai ka sqaruar se Prokuroria ka iniciuar hetimin për krime ekonomike dhe ka urdhëruar Drejtorinë e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës që të marrë mostrat në 43 institucionet shkollore ku dyshohet.
"Subjekteve politike dhe individëve të cilët kanë ngritur dyshime në kurriz të shëndetit të fëmijëve në Prishtinë ju bëjmë thirrje që të ndihmojnë procesin e vlerësimit të sigurisë në shkolla sepse kjo tejkalon çfarëdo vije partiake apo të subjekteve politike dhe zbardhja deri në fund e cilësisë së karburanteve në shkolla e pse jo edhe në krejt Kosovën vetëm se do të ndihmojë shëndetin e përgjithshëm publik", ka thënë Ahmeti në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media, konsideron se ndërprerja e mësimit për shkak të pranisë së substancave të rrezikshme, paraqet edhe një dëshmi çfarë sistemi i korruptuar është krijuar në Kosovë.
"Tani po merremi me pasojat e kësaj dukurie dhe pasojat po i paguajnë më të pafajshmit - fëmijët tanë', thuhet në qëndrimet e AAK-së. Nëse vërtetohet prania e sulfurit kancerogjen, AAK-ja insiston që organet përgjegjëse të ndërmarrin masa dhe të kërkojnë llogaridhënie nga përgjegjësit për këtë situatë.
Në lidhje me këtë problematikë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë që në bazë të kompetencave që ka me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin e Arsimit në Komuna, ta menaxhojë situatën në mënyrë që të mos kemi rrezikim të shëndetit të fëmijëve, por as humbje të madhe në procesin mësimor.
Ndërkohë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nafta e përdorur për ngrohje në shkollat e Prishtinës është brenda standardeve të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret.
"Nëse MTI-ja merr raporte nga këta laboratorë që nafta përmban sasi të mëdha të sulfurit, më të larta sesa janë të lejuara me udhëzim administrativ, ato raste procedohen në gjykata, të cilat pastaj duhet të marrin vendime për dënimet dhe ndalimin e aktivitetit tregtar me naftë të kompanive përgjegjëse", thuhet në komunikatë.
Mbyllja e shkollave erdhi si rezultat i konstatimeve se niveli i lartë i sulfurit bart rrezikun të jetë kancerogjen për fëmijët dhe mësimdhënësit në këto institucione. Por, MTI-ja konsideron se është konkludim "i ngutshëm dhe joprofesional të klasifikohet një karburant si kancerogjen, duke u bazuar vetëm në përmbajtjen e sulfurit në atë karburant".
"Përmbajtja e sasisë së sulfurit në këto karburante të testuara është brenda kufirit të lejuar për vajrat për ngrohje", thuhet në komunikatë.