Kosova e ka vendosur të shtunën një masë mbrojtëse për çmimin e derivateve, teksa çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën burrë, për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si presidente e Kosovës të shtunën, dhe ajo pritet t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, më vonë gjatë ditës.
Një aeroplan luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar nga forcat iraniane mbi Iran dhe kërkimet janë duke vazhduar për ndonjë të mbijetua, tha një zyrtar amerikan në Uashington për Radion Evropa e Lirë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë më 4 prill një rezolutë të rishikuar që synon rikthimin e transportit tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është në kontakt me dy udhëheqësit e partive më të mëdha opozitare për çështjen e presidentit, duke paralajmëruar takim javën e ardhshme.
Anëtarë të kabinetit qeverisës i kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën gjatë një debati parlamentar të premten, në një kohë kur çmimet e karburantit janë rritur bujshëm si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e shpalli fajtor të premten për vrasjen e ish-bashkëshortes së vet, Erona Cokli, në vitin 2024.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të premten se e ka autorizuar Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore, të cilat duhet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim para se të bëhen ligje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese.
Mbretëria e Bashkuar ka udhëhequr një takim online ku morën përfaqësuesit e mbi 40 shteteve që diskutuan për krizën e Ngushticës së Hormuzit dhe pas takimit u kërkua “rihapja e menjëhershme dhe pa kushte” e kësaj rruge kyç të tregtisë botërore.
Shfaq më shumë