Ndërlidhjet

Përdorimi i përmbajtjes sonë

Leja për ripërdorimin e përmbajtjes së Radios Evropa e Lirë

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Radio Evropa e Lirë mirëpret ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes me shkrim, të publikuar në platformat e saj digjitale.

Por, shitja e përmbajtjes së Radios Evropa e Lirë është rreptësisht e ndaluar. Radio Evropa e Lirë, po ashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale, apo për trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Ripërdorimi i përmbajtjes me shkrim

Kur përdorni të plotë një shkrim të Radios Evropa e Lirë, ne kërkojmë që ju ta citoni drejt Radion Evropa e Lirë, duke përfshirë:

  • Një link të përhershëm, të vendosur para tekstit të artikullit, që çon te artikulli i publikuar në www.evropaelire.org,
  • Këtë fjali, diku në artikull: © 2024 Radio Evropa e Lirë – RFE/RL, Inc. Përdorur me lejen e Radios Evropa e Lirë.

Ju, po ashtu, nuk duhet të ndryshoni apo të shtrembëroni kuptimin, emrin apo integritetin e produktit.

Kur përdorni pjesë nga përmbajtja me shkrim e Radios Evropa e Lirë, ne kërkojmë që ju të theksoni se materiali është pjesë e shkëputur dhe të vendosni, diku në tekstin tuaj, një link që çon te përmbajtja origjinale e Radios Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë rezervon të drejtën të tërheqë, në çdo kohë, lejen e dhënë për përdorimin e përmbajtjes së saj.

Për të kërkuar përdorimin e përmbajtjes me shkrim të Radios Evropa e Lirë, përfshirë vënien e marrëdhënieve të bashkëpunimit, ju lutemi kontaktoni permissions@rferl.org.

Ripërdorimi i audiove, videove, grafikave dhe fotografive

Nuk lejohet transmetimi, ritransmetimi apo përdorimi tjetër i audiove dhe videove, grafikave apo fotografive të publikuara në ueb-faqen dhe në platformat tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë, pa leje të qartë dhe me shkrim nga Radio Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë nuk kërkon pagesë për ripërdorimin e përmbajtjes së saj. Për të marrë leje për ripërdorimin e audiove, videove, grafikave dhe fotografive të Radios Evropa e Lirë:

  • Plotësojeni dhe nënshkruajeni formularin tonë për leje përdorimi (në gjuhën angleze).
  • Dërgojeni atë në permissions@rferl.org. Sapo të jetë konfirmuar se materiali i kërkuar i përket Radios Evropa e Lirë, formulari do të nënshkruhet nga ne dhe do t’ju kthehet.

Siç theksohet në leje, duhet të na citoni qartë dhe dukshëm si “Radio Evropa e Lirë” në rastet e ripërdorimit me leje të audiove, videove, grafikave dhe fotografive të Radios Evropa e Lirë. Ju lutemi kontaktoni permissions@rferl.org për pyetje rreth autorizimit për ripërdorim dhe citimit.

Përmbajtja e palës së tretë

Disa produkte të Radios Evropa e Lirë përmbajnë materiale të krijuara nga fotografë individualë dhe palë të jashtme (“përmbajtje e palës së tretë”), si Associated Press, Reuters, Agence France-Presse, e të tjera. Para përdorimit të çfarëdo produkti të Radios Evropa e Lirë, ku është përfshirë përmbajtje e palës së tretë, ju duhet fillimisht të merrni leje jo vetëm nga Radio Evropa e Lirë, por nga autorët e asaj përmbajtjeje.

Ju lutemi kontaktoni permissions@rferl.org për çfarëdo pyetje lidhur me ripërdorimin e përmbajtjes së Radios Evropa e Lirë.

Shfleto

XS
SM
MD
LG