Ankthi për të pagjeturit
Shpresa e dhimbshme
Familjarët e të zhdukurve në Kosovë janë gjithmonë në pritje: disa për t’i varrosur trupat, të tjerët i presin të gjallë. Shumë thonë se pritja i gërryen çdo ditë. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve që gjetjen e tyre ta bëjnë çështje me prioritet.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës së viteve 1998-‘99, në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.500 persona – shumica dërrmuese shqiptarë. Mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi. Mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur – shumica shqiptarë.