Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të shtunën herët për një anëtar të ekuipazhit amerikan, i cili është zhdukur pasi avioni luftarak amerikan u rrëzua mbi Iran. Ky ishte një nga dy avionët e forcave amerikane që thuhet se u goditën dhe u rrëzuan në rajon një ditë më parë.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplan ushtarak amerikan të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Lufta në Iran po i jep Pekinit mundësi për të parë në kohë reale se si Shtetet e Bashkuara zhvillojnë luftë moderne.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese.
Për vite të tëra, Deti Kaspik ka qenë një zonë e sigurt për aleancën mes Rusisë dhe Iranit – një vrimë e zezë e padukshme për sytë perëndimorë.
Në mes të luftimeve që po vazhdojnë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se kishin goditur një bazë në Teheran që përdoret nga Garda Revolucionare Islamike, që është e shpallur grup terrorist nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë adresimin e tij të parë para kombit, prej nisjes së luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit qëkurse nisi lufta, Trump tha se SHBA-ja është afër “arritjes së synimeve” pas “fitoreve të shpejta, vendimtare dhe dërrmuese në fushëbetejë; fitore që pak njerëz i kanë parë ndonjëherë”.
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të mërkurën se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.
Irani po përdor vonesën taktike si një strategji në bisedime për t’i dhënë fund sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite që kanë shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit në mes të grumbullimit të forcave amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Joseph Votel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund ta përfundojnë së shpejti luftën me Iranin, duke lënë të hapur njëkohësisht mundësinë për sulme të kufizuara në të ardhmen.
Ndikimi i luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin është duke u zgjeruar shumë përtej Lindjes së Mesme, sidomos në tregjet e energjisë dhe ekonomi. Si do ta vëreni ju? Shpjegojmë në pak minuta.
Shfaq më shumë