Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mund të arrihet përderisa Serbia të mos e njoh Kosovën si shtet të pavarur e sovran, thonë përfaqësues të opozitës në Prishtinë.
Deklaratat e tyre, pasojnë fjalimin e kryeministrit Hashim Thaçi në konferencën e Mynihut gjatë fundjavës, kur ai kishte shprehur besimin e tij se të dyja vendet përmes dialogut që po zhvillojnë në Bruksel po fillojnë normalizimin e marrëdhënieve.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani mendon se Kosova dhe Serbia do të duhej të jetonin në fqinjësi të mirë.
Por, aktualisht ajo thotë se dialogu që po zhvillohet dhe marrëveshjet e arritura nuk janë duke u zbatuar dhe si të tilla nuk po garantojnë me asgjë normalizimin për të cilin kishte folur kryeministri Thaçi.
Mes tjerash, Osmani rikujton se dialogu nuk mund të përmbyllet suksesshëm nëse nuk rezulton me njohje reciproke dhe pushim të pretendimeve territoriale të Serbisë në raport me Kosovën.
“Çdo hap tjetër që mund të ndërmerret përderisa nuk ekziston hapi i njohjes do të thosha është vetëm një fasadim falso i raporteve në mes të dyja shteteve. Prandaj, Kosova duhet të insistoj që nëse vazhdohet ky proces i dialogut si parakusht të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë Osmani.
Përderisa kishte shprehur besim në fqinjësi të mirë me Serbinë, kryeministri Thaçi kishte deklaruar po ashtu se shqiptarët dhe serbët nuk urrehen organikisht, siç prezantohet në shumë vlerësime.
Pas kthimit nga Gjermania, Thaçi kishte thënë po ashtu se nuk janë vetëm shqiptarët dhe serbët ata që luftuan dhe tani duan të ndërtojnë paqen.
“Lufta e Kosovës është zhvilluar kundër prezencës së Serbisë në Kosovë. Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane. Është në interesin e shqiptarëve, serbëve dhe interesin e paqes, stabilitetit e frymës euroatlantike që të ndodhë mirëkuptimi, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe pastaj si dy vende sovrane të integrohemi sa më shpejt që është e mundur në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka deklaruar Thaçi.
Në anën tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e sheh aq të rrezikshëm formatin e tanishëm të dialogut me Serbinë sa që vlerëson se Kosova po humb sovranitetin e vet në pjesën veriore të vendit.
Në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti e kishte parë si të domosdoshme që Kosova të ndërtonte një republikë ndryshe nga kjo e sotmja, nga pamundësia e ushtrimit të funksioneve shtetërore si shtet sovran.
“Ne duhet të kalojmë te një transformim i shtetit tonë nga pazaret me Serbinë që po na e ‘bosnizojnë’ shtetin te sovraniteti republikan që e bashkon Mitrovicën”, është shprehur Kurti.
Se Kosova dhe Serbia janë ende larg një normalizimimi të plotë, flet edhe deputetja Vjosa Osmani. Ajo rikujton edhe preambulën në Kushtetutën e Serbisë ku Kosova paraqitet si njësi e saj.
“Me Kushtetutën e saj, Serbia akoma e parasheh Kosovën si pjesë të saj. Shembulli i fundit është edhe tendenca e Serbisë që zgjedhjet e saj parlamentare në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare t’i mbajë edhe në territorin e Kosovës".
"Kjo tregon që pavarësisht negociatave të shumta që janë mbajtur në Bruksel, Serbia po vazhdon me praktikën e vjetër e cila është bllokuese në njërën anë dhe praktikë e ndërhyrjes në sovranitetin dhe integritetin territorial të një shteti tjetër”, ka thënë deputetja Osmani.
Nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova ka dalë e fundit si shtet.
Ajo shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, pas konfliktit të armatosur të viteve 1998-99 dhe ndërhyrjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s me çka ishte mundësuar fillimisht vendosja e një administrimi ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara.
Tani, Bashkimi Evropian po ndërmjetëson një dialog politik midis Kosovës dhe Serbisë në përpjekje të zgjidhjes edhe të problemit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe ku ky komunitet nuk është integruar ende në shtetin më të ri evropian.
I gjithë procesi i dialogut, është thënë se duhet të përmbyllet me një normalizim të marrëdhënieve si parakusht që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.