Funksionimi i gjykatave në komunat veriore të Kosovës, mbetet ende pezull dhe në pritje të arritjes së marrëveshjes ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit të fundit që kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq patën zhvilluar në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, kishte mbetur diskutabile nëse Gjykata Themelore në Mitrovicë do të përfshinte vetëm katër komunat veriore, sipas opsionit serb, apo sipas opsionit të Prishtinës që kjo gjykatë të përfshijë edhe tri komuna në jug, të banuara me shumicë shqiptare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po japin rezultat.
Sipas tij, Doganat e Kosovës po funksionojnë, po zbatohet Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe policët serbë po integrohen në organet e Kosovës.
Në këtë vijë, ai ka parashikuar se të dyja palët shumë shpejt do të arrijnë marrëveshje edhe në lidhje me sistemin e drejtësisë në veri, si tema boshte e disa takimeve të fundit që Thaçi e Daçiq kanë zhvilluar në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Komuniteti serb po integrohet në policinë e Kosovës për të punuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ka filluar lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, ndërsa shpejt besoj se do ta kemi edhe takimin e radhës në Bruksel, ku do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do të funksionojë sikurse e gjithë Kosova evropiane”, është shprehur Thaçi.
Për gjyqësorin në veri, si zgjidhje kompromisi ishte ofruar edhe opsioni që Gjykata Themelore e Mitrovicës të përfshinte shtatë komuna, por të kishte edhe degët nëpër komunat me shumicë serbe.
Sidoqoftë, marrëveshja ende nuk është arritur dhe palët janë në pritje të ftesës nga baronesha Catherine Ashton që të vazhdojnë bisedimet në këtë temë, sikurse edhe temat tjera.
Duke iu referuar dialogut të Brukselit, ministri pa portofol për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka kërkuar që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe. Madje, ai ka kërkuar edhe përgjegjësi legjislative e ekzekutive për këtë organ, sado që pala nga Kosova kundërshton që ky trup të ketë kompetenca të tilla.
“Bashkësia e Komunave Serbe, ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit ka kompetenca ekzekutive kur është fjala për shëndetësinë, arsimin, planifikimin hapësinor dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Vulin.
Sipas tij, ky asociacion do të ketë buxhetin, organet dhe strukturën e vet të funksionimit.
Përndryshe autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit kanë pranuar se proceset zgjedhore në Serbi dhe ai që pritet në Kosovë, do të ndikojnë në ngadalësimin e dinamikës së dialogut të Brukselit.
Por, e kanë përjashtuar mundësinë që të ketë një ndërprerje bisedimesh, ngaqë ky proces po shihet si i vazhdueshëm deri në arritjen e një marrëveshjeje finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.