Kuvendi ka dështuar me reformën zgjedhore, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kuvendi ka arritur pajtimin që të bëhen disa ndryshime kozmetike, por kjo as për së afërmi nuk ka të bëjë me reformën që është synuar para tre vjetësh.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur sot që të obligojë Komisionin për Legjislacion për propozimin e ndryshimeve apo reformave të ligjit për zgjedhjet qendrore.
Mbështetësit e kandidatit për kryetar të Mitrovicës së veriut, Oliver Ivanoviq, i dyshuar për krime lufte, kanë protestuar sot duke kërkuar lirimin e tij.
Analistët politik thonë se edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, subjektet politike fillimisht duhet të arrijnë një marrëveshje në mënyrë që të mos krijohen vakuume institucionale për çështjet vitale shtetërore.
Pas shumë debateve dhe polemikave, të enjten Kuvendi i Kosovës pritet të diskutojë çështjen e reformës zgjedhore. Aty pritet të diskutohet nëse kjo legjislaturë mund të kryejë këtë reformë apo do t'i bartë barrën përbërjes së ardhshme.
Ulëset e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovë nuk do të vazhdohen me ndryshimin e Kushtetutës, por me një marrëveshje ndërmjet liderëve, paralajmërojnë përfaqësues të subjekteve më të mëdha politike.
Deputetët opozitar në Kuvendin e Kosovës i kanë shtuar kritikat ndaj qeverisë pas deklaratave të fundit të eurodeputetes, Ulrike Lunacek se nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit e ndoshta as dy-tri vitet e ardhshme.
Njohësit e proceseve integruese evropiane i vlerësojnë si reale parashikimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek se nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet e ndoshta as dy – tri vitet e ardhshme.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se nuk mund të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti, kurse është shprehur me mëdyshje edhe për 2- 3 vitet e ardhshme.
Liderët politikë duhet të gjejnë zgjidhje për çështjen e ulëseve të rezervuara pa prekur Kushtetutën e Kosovës, ka sugjeruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione ditëve të fundit në Prishtinë dhe Gjakovë, duke arrestuar 29 persona të dyshuar për aktivitete të paligjshme.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka dhënë një vlerësim tjetër nga pritjet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
Hashim Thaçi e Ivica Daçiq pritet që në takimin e radhës më 27 janar në Bruksel, të diskutojnë sërish në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë në komunat veriore.
Votimet për kryetar të Mitrovicës veriore do të mbahen gjatë muajit shkurt, ka thënë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Qeveria e Kosovës ka shpallur të dështuar seancën inauguruese për kryetarin e Mitrovicës veriore. Si rrjedhojë, pritet që kjo komunë të shkoj në zgjedhje të reja për kryetar.
Zgjedhjet lokale në Kosovë krijuan një hartë të re politike. Shumë parti politike që kishin qeverisur me vjet nëpër komuna, humbën primatin dhe u zëvendësuan me alternativa tjera qeverisëse. Sivjet, Kosova pritet të shkojë edhe në zgjedhje parlamentare.
Tubimet parazgjedhore shpesh u shndërruan në koncerte, kurse vizitat e pretendentëve për kryetarë të komunave në debate të përcjella me plot skena humori.
Viti 2013 u karakterizua me dialogun Kosovë – Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, që rezultoi me Marrëveshjen e parë për normalizim raportesh dhe organizimin për herë të parë të zgjedhjeve edhe në veri. Ishte një vit i polemikave e debateve të ashpra politike në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se viti 2013 ishte i suksesshëm për vendin. Vitit tjetër, sipas saj, duhet të jetë vit i reformave. Këto komente, Jahjaga i bëri gjatë një pritje për festat e fundvitit për gazetarët.
Shfaq më shumë