Institucionet e Kosovës kanë nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës veriore.
Votimet për kryetarin e kësaj komune, pritet të mbahen gjatë pjesës së dytë të muajit shkurt.
Këto zgjedhje, vijnë si pasojë e refuzimit të kryetarit të zgjedhur të kësaj komune, Krstimir Pantiq që të nënshkruajë deklaratën e betimit.
Kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur seancat inauguruese në komunat veriore të banuara me serbë.
Ndërkaq për rastin Pantiq në Mitrovicën e veriut, ai ka thënë se ky kryetar i zgjedhur e ka përjashtuar vetveten, pasi që nuk ka nënshkruar deklaratën e betimit.
Thaçi ka thënë para kabinetit qeveritar se inaugurimi i kuvendeve komunale në veri është bërë sipas ligjeve të Kosovës dhe, sipas tij, kishte edhe simbolikën e vet pasi që këto seanca u mbajtën në ditën e takimit të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Kështu që sipas tij, ajo ditë kishte edhe simbolikën e vet.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës mendoj se takimi i Prizrenit dhe dita e takimit të Prizrenit ishte e rëndësishme edhe për avancimin në nivelin më të lartë institucional ndonjëherë të shënuar mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, por ishte edhe mesazhi historik i bashkimit territorial të Republikës së Kosovës edhe në veri dhe i akceptimit të atyre njerëzve që kanë dalë në zgjedhje të realitetit të ri të shtetit të Kosovës dhe të ligjeve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.
Komunat veriore i janë nënshtruar për herë të parë një procesi zgjedhor të organizuar sipas ligjeve të Kosovës.
Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Driton Selmanaj mendon se me mbajtjen e zgjedhjeve të fundit lokale, edhe kjo pjesë, përkatësisht edhe veriu i Mitrovicës ka filluar të adoptohet me këtë proces, kështu që ai nuk parasheh probleme të mëdha.
“Mendoj që tanimë kjo nuk mund të jetë ndonjë sfidë e madhe. Ndoshta kjo mund të shkaktoj në dalje më të ulët të qytetarëve të asaj pjese në zgjedhje, ngase po ndodhë që brenda një periudhe mjaftë të shkurtë kohore të dalin në zgjedhje për të katërtën herë. Ndërkohë sa i përket aspektit logjistik të organizimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së si dhe në aspektet tjera të sigurisë nuk ka ndonjë situatë të re të krijuar e cila eventualisht mund të tensionojë apo të ndikoj në një proces negativ”, ka thënë Selmanaj.
Nga procesi i fundit zgjedhor në Mitrovicën e veriut, fitues kishte dalë përfaqësuesi i “Listës serbe”, Krstimir Pantiq.
Ky subjekt politik, është formuar dhe mbështetur nga qeveria e Serbisë dhe ka fituar në nëntë komuna të Kosovës.
Tani, paralajmërohet që “Lista serbe” të gjejë një kandidat tjetër për të garuar për kryetarin e Mitrovicës veriore, ku përfaqësuesit e zgjedhur serb, në harmoni me Marrëveshjen e 19 Prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, pritet të kenë edhe selinë e Asociacionit të Komunave Serbe.
Por, formimi i këtij Asociacioni tani mbase duhet të pres fillimisht zgjedhjet e reja në këtë komunë.
Po me qëllim të përgatitjes së procesit të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e Mitrovicës veriore, Presidentja Atifete Jahjaga ka biseduar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Presidentja Jahjaga, sipas një komunikate për media ka thënë se procesi i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut duhet t’i përmbahet ligjeve të Kosovës që përcaktojnë rrethanat dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.