Kuvendi i Kosovës pritet të japë fjalën e vetë në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon për më gjatë se tre vjet.
Aktualisht, subjektet politike po synojnë të bëjnë reforma, pa e prekur edhe Kushtetutën, çka po ndikon që kjo reformë të jetë krejtësisht sipërfaqësore.
Në seancën e të enjtes, pritet që Kuvendi të informohet nga ish-Komisioni për Reformën rreth propozimeve të bëra gjatë mandatit të tij.
Pasi të dëgjohet ky raport, Kuvendi, nëse gjen pajtim, mund të vendos më pas që të shkohet tutje me reforma apo kjo çështje t’i transferohet legjislaturës së ardhshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci mendon se përfundimi i reformave dhe pastaj shpallja e zgjedhjeve parlamentare do të ishte vendimi më i mirë që Kuvendi do të duhej të merrte.
“PDK ka qëndrimet e veta të qarta, së pari të përfundojë reforma, pasta të përgatitet Ligji Zgjedhor dhe më pas të diskutojmë për përcaktimin e datës se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të ketë takime të liderëve, kjo reformë nuk do të përfundojë pa një marrëveshje politike këtë duhet ta kemi të gjithë të qartë”, ka thënë Grabovci.
Procesi i reformave zgjedhore në Kosovë është zhvilluar nëpër dy drejtime. Krahas Komisionit parlamentar edhe liderët e partive politike kanë diskutuar rreth çështjeve kryesore të kësaj reforme, siç ishte pajtimi i tyre që Kosova të jetë një zonë zgjedhore, që listat të jenë të mbyllura dhe disa akordime për pragun zgjedhor.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri mendon se tani është koha që Kuvendi të vendos të vazhdohet dhe përfundohet kjo reformë, apo të shkohet në zgjedhje parlamentare.
“Ne nuk jemi të gatshëm dhe nuk pranojmë që të bëhen reforma kushtetuese se çfarë është menduar në fillim, sepse edhe koha edhe mundësitë edhe vullneti i ynë nuk është që të preket tash Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse do të kishte implikime jo të mira për vendin. Janë përmendur disa afate apo disa kohë, është përmendur qershori, shtatori, por nuk përjashtohet edhe më shpejt se të dyja këto, çdo gjë është e mundshme”, është shprehur Beqiri.
Pika më e ndjeshme e këtyre reformave zgjedhore mbetet çështja e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë.
Vazhdimi i vendeve të rezervuara do të diktonte edhe ndryshime të nevojshme kushtetuese.
Mirëpo, këto ndryshime janë bërë të pamundura për shkak të qëndrimeve të subjekteve politike që Kushtetuta të mos preket.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq thotë se liderët shqiptarë u kishin premtuar komuniteteve pakicë vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për dy mandate në kohën e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
“Ne nuk kishim një marrëveshje të nënshkruar, por kishim një marrëveshje 'xhentëlmene' për vazhdimin e vendeve të rezervuara ngase konsideronim se kjo do të ishte edhe në interesin e Kosovës", ka thënë Petroviq.
Sidoqoftë, pritet që Kuvendi i Kosovës në seancën e të enjtes të vendos nëse do të përmblidhen në një draft të vetëm rekomandimet e Komisionit dhe ato të liderëve politik për reformat zgjedhore dhe më pas do të vendos se çka mund të procedohet për ndryshme.
Kryesisht po preferohen vetëm ndryshime që nuk do të prekin edhe Kushtetutën e Kosovës.