Një grup qytetarësh nga radhët e komunitetit serb ka protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e Oliver Ivanoviqit, njërit prej liderëve lokal të kësaj pjese të Kosovës.
Ai po akuzohet për krime të luftës dhe vrasjes së rëndë pas luftës gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000. Andaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes Misionit të EULEX-it i ka shqiptuar atij masën e paraburgimit prej një muaji.
Kërkesat e protestuesve i drejtoheshin kryesisht komunitetit ndërkombëtar, përkatësisht EULEX-it, që Ivanoviq të lirohet.
Përfaqësuesja e Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Ksenija Bozhoviq, subjekt ky që ka për kryetar pikërisht Oliver Ivanoviqin, ka thënë para masës së tubuar se mbajtja e mëtutjeshme e Ivanoviqit në burg mund ta destabilizoj veriun e Kosovës.
“Kur ta shohin se sa shumë jemi do ta kuptojnë se nuk do të tërhiqemi”, ka thënë Bozhoviq.
Ajo është zotuar se mbështetësit e Ivanoviqit nuk do të tërhiqen nga kërkesa deri në lirimin e tij. Sipas saj, Ivanoviq është burgosur për motive politike, pasi që nuk pranon integrimin e veriut në shtetin e Kosovës.
Me arrestimin e Ivanoviqit nuk është pajtuar as kreu i qeverisë së Serbisë. Zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksanadar Vuçiq ka thënë se i ka dërguar letër baroneshës Catherine Ashton nga e cila ka kërkuar të përfshihet në rastin Ivanoviq.
“Këtë arrestim e kanë kryer institucionet e Bashkimit Evropian, pra EULEX-i. Andaj ne kërkojmë sqarime të qarta”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shprehur dyshimet e tij për këtë rast, duke thënë se bëhet fjalë për vepra që pretendohet se janë kryer para 13 apo 14 vitesh. Veç tjerash, Vuçiq ka thënë se me këtë akt, serbët e Kosovës do të humbin besimin në organet në të cilat është dashur të krijonin besim.
Pavarësisht se atij i është shqiptuar masa e paraburgimit, Ivanoviq ka kandiduar sërish për kryetar të Mitrovicës së veriut.
Ai është një nga katër kandidatët e partive politike shqiptare e serbe që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së veriut më 23 shkurt.
Partia Demokratike e Kosovës, kandidoi Florent Azemin, Lidhja Demokratike e Kosovës Musa Miftarin, Lista serbe, Goran Rakiqin, ndërsa Nisma qytetare SDP, Oliver Ivanoviqin.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të përsëriten meqë kryetari i zgjedhur vitin e kaluar, Kërstimir Pantiq, nga Lista serbe, nuk pranoi të bëjë betimin sipas ligjeve të Kosovës.