Lideri opozitar, Isa Mustafa, ka arritur një marrëveshje me kryeministrin Hashim Thaçi, që zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti.
Me marrëveshjen e tyre, kryetarët e dy partive më të mëdha në Kosovë, kanë lënë anash kështu nismat opozitare për thirrjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Thaçi.
Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Thaçi ka shkruar se është pajtuar me Mustafën që reforma zgjedhore, fillimisht duhet të përfundojë gjatë muajin mars.
Sipas Thaçit, marrëveshja është që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen diku kah mesi i vitit 2014.
"Biseduam që të bëhen përgatitjet e duhura në koordinim me subjektet e tjera dhe me vendim konsensual të Kuvendit, të shkohet në zgjedhje të reja kah gjysma e këtij viti", ka shkruar Thaçi.
Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate me shkrim.
"Ata u pajtuan që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisioni Parlamentar dhe që Qeveria, brenda gjysmës së parë të muajit mars ta procedojë për miratim në Kuvend", thuhet në komunikatën e LDK-së.
"Po ashtu, u ra dakord që të bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të mbikëqyrura nga vëzhgues ndërkombëtarë, për çfarë edhe do të bëhet kërkesë zyrtare në BE, OSBE etj", thuhet në komunikatën e LDK-së.
Marrëveshja Thaçi - Mustafa u arrit në kohën kur partitë në opozitë kishin shprehur vendosmërinë për ta çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme përmes mocionit për rrëzimin e qeverisë aktuale. Thaçi e Mustafa patën arritur një marrëveshje për reforma dhe zgjedhje edhe para tre vjetësh, por e njëjta nuk është zbatuar.
Një nismë që synonte të çonte vendin në zgjedhje kishte edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Të premten, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca këtë temë e ka marrë seriozisht dhe po punon me partnerët e opozitës që qeveria aktuale të largohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Është një reflektim serioz nga ana jonë, i gjendjes së krijuar në vend, edhe ajo që e ka obligim një subjekt serioz politik është që të gjitha mundësitë institucionale t’i vëmë në lëvizje. Nëse është një gjendje jo e mirë – t’i japim epilog me një më të mirë. Ne e shohim daljen nga kjo gjendje që e ka vendi përmes një marrëveshjeje politike opozitare në Kuvend dhe vendimeve për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Planet e Ramush Haradinajt ishin të ndryshme me opsionin që pranoi lideri i LDK-së, Isa Mustafa, pasi që kryetari i AAK-së synonte që ta rrëzonte Qeverinë vetëm përmes një marrëveshje me opozitën.
Sidoqoftë, në cilindo variant, shkuarja në zgjedhje të parakohshme nënkupton edhe një miratim nga Kuvendi i Kosovës.