Të dy ministritë insistojnë se kjo naftë mund të përdoret për ngrohje, përderisa kryetari i Prishtinës, Ahmeti, ka publikuar gjetjet e deritashme për nivelin e lartë të sulfurit në naftë.
Përmes një komunikate për media, Komuna e Prishtinës ka kërkuar që as të hënën të mos vijojë mësimi.
Sipas komunikatës, tashmë janë marrë analizat e para nga mostrat e marra nga Policia e Kosovës dhe ato kanë rezultuar të kenë vlera të larta të sulfurit.
Aty apostrofohen institucioni parashkollor “Gëzimi Ynë”, Shkollat fillore “Meto Bajraktari” e “Asim Vokshi”, pastaj gjimnazin “Sami Frashëri” e të tjera, ku vlerat e sulfurit janë të larta.
Komuna e Prishtinës shpreh shqetësimin në raport me qëndrimin e Ministrisë së Tregtisë he Industrisë me komunikatën që një analizë të një produkti që shitet si naftë në Kosovë dhe e cila ka vlera 70 herë më të mëdha se sa vlera e lejuar me ligj, të thotë se është konform standardeve.
Ndërkohë, një pozicion tjetër ndaj kësaj problematike ka Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Përmes një komunikate, kjo Ministri, respektivisht Departamenti i Inspeksionit, ka konstatuar se përqendrimi i gazrave në ambientet shkollore është sipas standardeve.
Prandaj, MASHT siguron opinionin e gjerë e sidomos prindërit se nuk ka arsye për shqetësime dhe kërkon që të gjitha shkollat e Prishtinës të hënën të fillojnë mësimin.
Po ashtu, MASHT-i bën thirrje që shkollat, respektivisht nxënësit dhe mësimdhënësit të mos përdoren për agjenda të politikave ditore.
Indiferente nuk ka mbetur as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si përgjegjëse për naftën e importuar.
Sipas kësaj ministrie, nafta që përdoret në shkolla është e lejueshme të përdoret për ngrohje, por nuk lejohet për qarkullimin e automjeteve.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ka thënë me këtë rast, se mësimi duhet të rifillojë dhe nuk ka vend për panik.
Sipas Nikajt, ka një dallim mes naftës që përdoret për ngrohje dhe asaj që përdoret për makina, andaj këtu ai beson se mund të jetë krijuar keqkuptimi.
“Ky është një krahasim i gabuar dhe ky është një krahasim, i cili jep hapësirë për panik. Është e vërtetë që derivatit i naftës i gjetur nëpër shkollat e Prishtinës nuk është i përshtatshëm për t’u përdorur në makinat tona. Mirëpo ky derivat është i përshtatshëm për t’u përdorur nëpër shkolla. Prandaj, duhet të bëhet i qartë dallimi se për çfarë derivati kemi të bëjmë këtu”, ka deklaruar Nikaj.
Sidoqoftë, paqartësitë e krijuara në raportet ndërmjet Komunës dhe Qeverisë kanë krijuar një gjendje mjaft konfuze rreth vijimit të mësimit nëpër shkollat e Prishtinës nga java tjetër.
Cilat shkolla e çerdhe hapen të hënën dhe cilat jo?
Duke pasur parasysh kërkesat e mëdha për vijimin apo ndërprerjen e mëtutjeshme të mësimit nëpër shkollat e Prishtinës pas dyshimeve për naftën kancerogjene, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka postuar vendimin e tij edhe në faqen zyrtare të Komunës dhe rrjetin social Facebook ku sqaron si më poshtë.
Institucionet e arsimit në të cilat nuk do të filloj puna/mësimi të hënën më 10 shkurt sipas vendimit të Komunës së Prishtinës janë këto:
Çerdhja
1. "Gëzimi Ynë"
Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta
1. "Asim Vokshi"
2. "Dardania"
3. "Elena Gjika"
4. "Emin Duraku"
5. "Faik Konica"
6. "Gjergj Fishta"
7. "Hasan Prishtina"
8. "Ismail Qemali"
9. "Iliria"
10. "Meto Bajraktari"
11. "Nazim Gafurri"
12. " Naim Frashëri"
13. "Pjetër Bogdani"
14. "Zenel Hajdini"
15. "7 Marsi"
16. "Xhemail Mustafa"
17. "Hilmi Rakovica"
18. "Andon Z.Çajupi"
19. "Ali Kelmendi"
20. "Dituria"
21. "Mitrush Kuteli"
22. "Nexhmi Mustafa"
23. "Shkendija"
24. "Pavarësia"
25. "Xh. Ahmeti"
Shkollat e mesme të larta
1. "Sami Frashëri"
2. "Xhevdet Doda"
3. "Eqrem Çabej"
4. "Dr. Ali Sokoli"
5. "28 Nëntori"
6. "Shtjefën Gjeçovi"
8. "7 Shtatori"
9. "Abdyl Frashëri"
10. "Prenk Jakova"
11. "Gjin Gazulli"
12. "Alauddin"
Institucionet e arsimit të cilat do të hapen dhe vijojnë punën/mësimin janë këto:
Çerdhet
1. I.P. "Dielli"
2. I.P. "Yllkat"
3. I.P. "Fatosat"
4. I.P. "Xixëllonjat"
5. I.P "Buzëqeshja"
6. I.P "Ardhmënia"
7. I.P. "Lulevera"
Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta
1. "Afërdita"
2. "Avni Rrustemi"
3. "Ditët e Minatorit"
4. "Dëshmorët e 1921"
5. "Fan S. Noli"
6. "Filip Shiroka"
7. "Ganimete Tërbeshi"
8. "Isa Boletini"
9. "Liria"
10. "Nëna Terezë"
11. "Ramiz Sadiku"
12. "Rilindja"
13. "Teuta"
14. "Tefik Çanga"
15. "Shkolla e Gjelbër"
16. "Shkolla e re në Hajvali"