Me 65 vota për, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është zgjedhur kryetar i Kuvendit gjatë një seance të mbajtur pa Partinë Demokratike të Kosovës.
Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës është thirrur më 17 korrik, por si asnjëherë më parë, me paqartësi rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së saj.
Koalicioni i partive, LDK, AAK dhe Nisma ka pranuar se negociatat me Vetëvendosjen për krijimin e një koalicioni të gjerë janë kthyer në fazën fillestare.
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet liderëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të partisë Nisma dhe atij të Vetëvendosjes rreth krijimit të një koalicioni të gjerë.
Për formimin e Qeverisë së Kosovës po shprehin pretendime si PDK-ja, në njërën anë, ashtu edhe blloku i partive LDK, AAK, dhe Nisma, me mbështetjen e Vetëvendosjes, në anën tjetër.
Nuk ka votë të Vetëvendosjes për koalicionin Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, pa u miratuar në formë të shkruar parimet e vendosura nga Lëvizja e Albin Kurtit.
Blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK-ja në anën tjetër, pretendojnë se përfaqësojnë shumicën e nevojshme që u siguron të drejtën kushtetuese për propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Liderët e partive politike të LDK-së, AAK-së dhe Nisma janë duke kërkuar mbështetjen e Vetëvendosjes për formimin e qeverisë së ardhshme, pa Partinë Demokratike të Kosovës.
Përcaktimi i grupeve parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës pritet të jetë çështja kryesore në këtë fazë të konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.
Partitë e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, në njërën anë, dhe Vetëvendosje, në anën tjetër, thonë se i kanë përafruar qëndrimet për krijimin e parimeve, mbi bazën e të cilave do të arrihej marrëveshja për formimin e qeverisë së ardhshme.
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për procedurat e caktimit të mandatarit të qeverisë, në rastin e dytë u mundëson edhe partive jo fituese të zgjedhjeve që të formojnë qeverinë, vlerësojnë analistët politikë.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, pritet që të fillojë edhe faza e konstituimit të institucioneve. Aktualisht ka dilema kushtetuese ligjore se a mund të jetë mandatar i formimit të qeverisë edhe një kandidat i opozitës.
Blloku i partive jofituese të zgjedhjeve përmes një deklarate të përbashkët është zotuar se nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Liderët e bllokut të partive LDK, AAK dhe Nisma kanë diskutuar të premten për hapat që mendojnë t'i ndërmarrin në përpjekje të formimit të qeverisë së re. Ndërkohë, analistët parashohin shumë sfida deri te ndërtimi i institucioneve të reja.
Në bazë të rezultatit, PDK me koalicionin e saj ka fituar 37 ulëse në Kuvend e pasuar nga LDK-ja me 30 ulëse. Në përbërjen e re të Kuvendit, Vetëvendosje ka siguruar 16 mandate, AAK 11, Lista Serbe 9 dhe Nisma 6 ulëse.
Deklarimi i pasurisë tek Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit nga ana e zyrtarëve të lartë duket të jetë vetëm një formalitet është thënë sot në një raport të prezantuar nga Grupi për Studime Juridike e Politike në Prishtinë.
Analistët politik në Prishtinë parashikojnë një krizë të thellë politike e institucionale në procesin e krijimit të institucioneve të reja. Ata vlerësojnë se as partia fituese, por as blloku opozitar, nuk i ka numrat e nevojshëm që të formojë një qeveri stabile e funksionale.
Nga përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë në Mitrovicë, janë lënduar të paktën 13 policë. Përderisa nuk ka konfirmime për numrin e të lënduarve nga protestuesit, por sipas policisë, besohet se janë mbi 10 veta.
Banorët e Mitrovicës shprehen të befasuar me ndërtimin e parkut mbi urën e Ibrit. Derisa banorët shqiptarë nga jugu e shohin atë si pengesë të lirisë së lëvizjes, ata serbë nga veriu, më shumë do të pëlqenin mbajtjen e barrikadës së vjetër.
Shfaq më shumë