Orët e mëngjesit të ditës së mërkurë në Mitrovicë, filluan me heqjen e barrikadës me rërë e gurë mbi urën qendrore mbi lumin Ibër që ndan pjesën jugore me atë veriore të qytetit.
Qytetarë nga veriu përdorën edhe eskavatorë e mjete tjera për të hequr barrikadën.
Klikoni këtu për të parë xhirimet nga aksioni i mëngjesit të së mërkurës.
Megjithatë, gjatë orëve të pasdites, autoritetet lokale në veri të Mitrovicës, të cilat thanë se janë duke vepruar edhe në koordinim me Beogradin, rërën dhe gurët i zëvendësuan me vazo lulesh.
Kurse më pas, ndërtuan aty mbi urë një park lulesh, duke e quajtur atë "Parku i paqes".
Me këtë veprim, u tregua se lëvizja mbi urën qendrore mbi Ibër mund të bëhet për këmbësorë, por jo edhe për automjete.
Gjithë aktiviteti për ngritjen e këtij parku, në formën e barrikadës me stil, është përcjellë nga afër nga shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe autoritetet lokale të komunës veriore të Mitrovicës.
Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, ka thënë se vendimi për ndërtimin e parkut mbi urë është marrë në konsultim me qeverinë e Serbisë.
"Urat në gjithë botën ndërtohen që t'i bashkojnë njerëzit. Por, kjo e jona për fat të keq me kohë u shndërrua në simbol të ndarjes dhe pamundësisë të bashkëjetesës normale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve", ka thënë Rakiq.
Por, ai nuk e ka trajtuar tutje faktin se përse parku po ndërtohej mbi urën, e cila do të duhej të shërbente për qarkullimin jo vetëm të këmbësorëve, por edhe automjeteve dhe mallrave.
Përderisa ky park po ngrihej mbi urë, aty ishin tubuar qytetarë si nga jugu ashtu edhe veriu i qytetit. Komandanti i njësisë operative për veriun, Zhelko Bojiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se situata është mbajtur nën kontroll dhe se aty ka pasur forca të mjaftueshme të policisë që kanë mbikëqyrur gjendjen.
"Nuk ka kurrfarë problemesh. Është shtuar numri i qytetarëve, por nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për tensione”, ka thënë Bojiq.
Sidoqoftë, lirimin e pjesshëm të qasjes mbi këtë urë e kanë përshëndetur autoritetet lokale e qendrore të Kosovës.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për media ka përgëzuar aksionin duke thënë se” barrikadat, qofshin ato fizike apo mentale, nuk kanë vend në Kosovën demokratike dhe janë të papranueshme për vlerat civilizuese të shoqërisë”.
Duke shpresuar se barrikada po mënjanohet në tërësi, qytetarët fillimisht i ishin gëzuar këtij veprimi.
Behxhet Zeqiri, nga Mitrovica, jeton në Gjermani dhe kur kishte parë largimin e barrikadës ishte ndjerë shumë i lumtur.
"Mundemi me krejt botën të jetojmë së bashku, e nuk mundemi me fqinjët tanë. Por, ja tash, ky është një simbol i mirë, një shenjë e bukur që ka për qenë kënaqësi për çdonjërin. Vlerësoj se së shpejti ky integrim do të tregojë që s’do të mund ta vërejë dikush se kush është serb e kush shqiptar, sepse duhet jetë zhvillim ekonomik e ardhmëri për rininë tonë", është shprehur Zeqiri.
Përderisa shqiptarët në jug po i gëzoheshin heqjes së barrikadës, serbët në veri e prisnin këtë veprim me frikë e shqetësim.
Nikola Milosheviq ka thënë se i ka kaluar dy vjet mbi atë urë në përpjekje të ngritjes së barrikadave dhe se tani, sipas tij, po rrezikohet siguria e banorëve të veriut.
"Për dy vjet kam kaluar më shumë kohë mbi atë urë sesa në punëtori, unë dhe punëtorët tjerë. Nuk ndihem i sigurt dhe se nesër mund të më vijnë para dyerve", ka thënë ky banor, duke aluduar për banorët shqiptar nga jugu i qytetit.
Për këtë veprim, ai akuzon presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, duke thënë se nga takimi i tij me kancelaren gjermane Angela Merkel, do të pranojë që të nënshkruajë në vjeshtë edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës.
Barrikada me rërë e gurë mbi këtë urë ishte vendosur nga banorët lokal serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.