Kryeministri në largim, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ai do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, ngaqë përfaqëson partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit.
Konstituimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, mund të kërkojë nevojën e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, ngaqë partia fituese nuk po gjen parti partnere për të qeverisur.
Gjuha e urrejtjes është një problematikë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të cilën nuk është gjetur ndonjë zgjidhje, është thënë sot në një konferencë rajonale të organizuar nga OSBE-ja.
Zgjedhjet e 8 qershorit mund të prodhojnë një krizë të rëndë institucionale, politike e kushtetuese, thonë analistët politik në Prishtinë. Madje, edhe organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve të reja, sipas tyre, tani do të jetë shumë më i vështirë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Hashim Thaçi kanë kundërshtuar formimin e qeverisë së ardhshme nga partitë që nuk i kanë fituar zgjedhjet.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit e kushtëzojnë krijimin e një koalicioni qeverisës pasi që Partia Demokratike e Kosovës si fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
Mbi 1 milion e 782 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Fushata dhe gara zgjedhore në Kosovë po hyn në fazën finale. Premtimet e partive politike shtrihen nga zotimet për zhvillim ekonomik, hapje te vendeve të reja të punës e deri te ndryshimi i simboleve të shtetit të Kosovës.
Premtimet e mëdha dhe pa mbulesë që japin partitë politike gjatë fushatës, janë kuptuar edhe nga elektorati në Kosovë, thonë analistët politik.
Partitë politike në Kosovë nuk janë transparente rreth mënyrës së financimit të tyre, thuhet në një studim të publikuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë.
Drejtësia duhet të jetë e pandikuar politikisht, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Rasti i gjykimit të të ashtuquajturit "Grupit të Drenicës" po komprometon gjyqësorin në Kosovë, kurse EULEX-in po e nxjerr si mision që aplikon standarde të dyfishta, thonë ekspertët.
Bashkimi Evropian do të dërgojë javën tjetër në Kosovë 90 vëzhgues të cilët do të përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Partitë politike janë duke keqpërdorur legjislacionin në fuqi pasi që po zhvillojnë fushatë elektorale ende pa u shpallur ajo zyrtarisht, thonë njohësit e proceseve zgjedhore.
Avokati i Popullit në Kosovë, i ka bërë thirrje KQZ-së si edhe mekanizmave tjerë përgjegjës që të angazhohen maksimalisht për të garantuar një proces sa më të mirë zgjedhor më 8 qershor.
Të mbështetur nga Beogradi, disa nga subjektet serbe janë unifikuar për të garuar me një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë.
LDK dhe AKR kanë lidhur në parim një marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve. Ndërkohë, kryeministri në largim dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ftuar AKR-në të vazhdojnë partneritetin edhe pas këtyre zgjedhjeve.
Shfaq më shumë