Financimi i partive politike mbetet i mbyllur dhe jo transparent, thuhet në një studim të publikuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
I titulluar: “Standardet për financimin e partive politike”, studimi tregon se partitë politike janë pothuajse të mbyllura kur është në pyetje mënyra e financimit të tyre.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se sistemi i financimit të partive politike në Kosovë nuk plotëson standardet ndërkombëtare.
Sipas tij, partitë politike fillimisht financohen nga donatorët e pa deklaruar për publikun, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet, ato t'ua kthejnë borxhin këtyre donatorëve duke u dhënë tenderët publik.
"Financimi i partive politike në Kosovë mbetet një praktikë absolutisht e mbyllur, e paqartë për publikun dhe me shumë hapësira për keqpërdorim për ato parti që më pastaj vijnë në pushtet dhe një pushtet të tillë eventualisht e përdorin për t'u dhënë tenderë, leje apo licenca bizneseve apo subjekteve që i kanë financuar më herët", ka theksuar Korenica.
Studimi tregon që çdo partie në Kosovë i mungon kontrolli i brendshëm financiar. Përderisa pasqyrat financiare të tyre auditohen vetëm nga auditorë privat.
Bazuar edhe në standardet e Komisionit të Venedikut, studimi kërkon që në Kosovë të përcaktohet se cila është lista e lejuar dhe cila e ndaluar e donatorëve. Në këtë aspekt kërkohet një rol edhe i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
"Sistemi aktual ligjor mundëson verifikim vetëm të donacioneve që janë të raportuara nga partitë politike. Nuk ka një mekanizëm që përcakton se kush në fakt është donator i fshehtë i një partie politike", ka thënë Korenica.
Pasqyrat e shpenzimeve të partive politike nuk korrespondojnë me shpenzimet që i bëjnë në realitet, ka thënë tutje, Korenica.
Kjo është edhe një mangësi e ligjit aktual, ka nënvizuar ai, pasi që me ligj nuk përcaktohet hetimi ndaj atyre që bëjnë financime të fshehta.
Si rast konkret ai ka përmendur edhe para-fushatën e cila kishte filluar disa javë para se KQZ të shpallte zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 8 qershorit.
"Çdo aktivitet i bërë nga partitë politike para datës 28 maj nuk hyn në kufirin e lejuar të shpenzimeve që një parti politike mund të bëj, e që është kufiri i vendosur nga KQZ-ja, pra 900 mijë euro, sepse partitë politike në fakt kanë bërë fushatë zgjedhore në një periudhë kur nuk është lejuar që të bëhet", ka deklaruar Korenica.
Bazuar në monitorimin e fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë më së shumti aktivitete, andaj edhe presupozohet se kanë shpenzime më të mëdha.
Gjatë punimit të këtij studimi të Grupit për Studime Juridike dhe Politike me mbështetjen e KFOS-it, Korenica ka bërë me dije se nga secila parti politike është kërkuar që të dërgojnë, në këtë kohë fushate, raporte çdo tre ditë se sa para kanë shpenzuar.
Por sipas tij, asnjëra parti nuk i është përgjigjur kërkesës.
Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër raportet e progresit që publikon Komisioni Evropian.
Aty thuhet se transparenca e financimit të partive politike paraqet një komponentë esenciale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.