Aderimet e personaliteteve të shoqërisë civile nëpër partitë e caktuara politike, analistët në Prishtinë i shohin në mënyra të ndryshme.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ishte vetëm një nga vendimet e çuditshme për praktikat parlamentare, ngaqë ky institucion gjatë këtij mandati ka marrë edhe veprime anti-kushtetuese dhe joligjore.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 90 vota për, 4 kundër dhe 3 abstenime kanë vendosur të shpërndajnë Kuvendin dhe kështu të çojnë vendin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme ku të vetmen pikë të rendit të ditës ka shpërndarjen e legjislativit si hapi final që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Liderët e partive politike janë pajtuar në parim që të nisen procedurat e shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Udhëheqësit e institucioneve dhe të partive politike në Kosovë po vazhdojnë debatet në lidhje me themelimin e FAK-ut, çështjen e vazhdimit të ulëseve të rezervuara dhe caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve politik të Kosovës, i mbajtur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në lidhje me themelimin e FAK-ut dhe vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë.
Deputetë nga radhët e komuniteteve pakicë, kanë bërë me dije se pa vazhdimin e mandateve të rezervuara është pak e besueshme që mund t’i japin votat e tyre për themelimin e Forcave të Armatosura.
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet themelimin e Forcave të Armatosura, por nuk është e gatshme që për formimin e tyre të bëjë kompromise, thotë në një intervistë për REL, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.
Kosova shënoi Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur me një akademi përkujtimore, të mbajtur në Meje të Gjakovës, ku 15 vjet më parë kishte ndodhur një nga masakrat më të mëdha të luftës së fundit.
Pas konsensusit politik për themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte, Kuvendi i Kosovës pritet të përballet edhe me një kompromis të ri, që ka të bëjë me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë.
Kuvendi ka miratuar themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës. Vendimi për themelimin e Gjykatës, u cilësua si i vështirë, por u arsyetua me vazhdimin e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.
Kuvendi i Kosovës do të votojë për themelimin e Gjykatës speciale për krimet e luftës, edhe pse ajo është një “padrejtësi ndaj përpjekjeve dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Partitë parlamentare, ndonëse e pranojnë se themelimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës do të jetë në disfavor të imazhit të Kosovës, megjithatë shprehen pro-qartësimit të dyshimeve të ngritura.
Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe analistëve, nuk po zbatohet në tërësi.
Gazetarët e mediave vendore në Kosovë kritikojnë mjaft ashër Qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi për mungesë të transparencës dhe komunikimit me media gjatë këtij mandati.
Përfaqësues amerikanë dhe evropianë janë vënë në aktivitete diplomatike për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Tribunali apo Gjykatë Speciale për krime lufte.
Me 44 vota për, 2 kundër dhe 18 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme.
Shfaq më shumë