Aderimet nga shoqëria civile në partitë politike tashmë është bërë një trend Kosovë në prag të zgjedhjeve.
Dikur, disa nga këto personalitete kritikonin ashpër qeverisjen dhe politikat e partive të caktuara, kurse sot, të njëjtat personalitete mund t’i shohim duke aderuar në politike dhe duke deklaruar se programi i kësaj apo asaj partie i shtynë të futen në politikë me misionin për ndryshime pozitive në vend.
Analistët politikë, këto aderime apo prurje të reja i shohin në mënyra të ndryshme.
Publicisti Halil Matoshi thotë se partitë politike e kanë kuptuar që elektorati po kërkon ndryshime dhe se këto ndryshime tani po përpiqen ti prezantojnë përmes figurave të reja publike.
Aderimet e fundit të personaliteteve nga shoqëria civile, Matoshi i sheh si pozitive, sidomos nëse disa prej këtyre figurave arrijnë të marrin ulëse në Parlamentin e Kosovës.
“Hyrja eventuale e ndonjërit nga ta apo disave prej tyre në Kuvendin e Kosovës do të ishte një risi dhe do t’i sillte vitalitet apo një gjallëri Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi i shoh si pozitive”, ka thënë Matoshi.
Ndërkaq analisti Shpend Kursani mendon se aderimet e reja nëpër partitë politike së pari duhet shikuar nga aspekti pozitiv.
Por, në rastin konkret kur këto aderime po bëhen në prag të zgjedhjeve, ai e sheh edhe anën tjetër negative të këtyre veprimeve.
Shpend Kursani thotë po ashtu se figurat e reja që po aderojnë tek partitë politike, kanë më shumë gjasa që të ndryshojnë vet dhe t’u adoptohen partive politike sesa që mund të pritet që të ndikojnë për t’i ndryshuar apo reformuar partitë ekzistuese politike.
“Unë nuk mendoj se do të sjellin ndonjë frymë pozitive për shkak se këto aderime po bëhen për interesa personale, për interesa financiare dhe për interesa tjera të cilat kanë të bëjnë me vet individët që po aderojnë sesa me konceptin e përgjithshëm politik që ata e përfaqësojnë”, ka vlerësuar Kursani.
Kalimi nga shoqëria civile tek politika, thotë tutje Shpend Kursani, është bërë një dukuri pasi që personalitete të caktuara në këtë formë edhe e rrisin çmimin e tyre për të depërtuar në partitë e caktuara në prag të zgjedhjeve.
“Individët të cilët po kyçen në parti politikë në prag të zgjedhjeve dhe jo më herët po e shfrytëzojnë shoqërinë civile për promovim të fytyrave të tyre personale në mënyrë që ta ngrisin, kushtimisht po e them, çmimin negociues me parti politike kur po vjen puna tek zgjedhjet”, ka vijuar Kursani.
Aderimin e personaliteteve të caktuara tek partitë politike, Halil Matoshi nuk i sheh si dëmtim të shoqërisë civile. Sipas tij, shoqëria civile në vazhdimësi ngrit dhe prodhon figura e ekspert të rinj, kështu që disa mund të shkojnë, por do të dalin në sheh figura të reja.
“Partitë politike nuk i kanë institutet e tyre për krijimin e ekspertëve ose kuadrove të reja politike dhe detyrimisht shoqëria civile dhe media në një mënyrë e luan këtë rol. Prandaj, unë besoj se nuk sjellin ndonjë dëm në shoqërinë civile, përkundrazi e rrisin nivelin profesional në politikë”, ka theksuar Matoshi.
Aderimet apo prurjet e reja politike, partitë garuese në zgjedhjet e 8 qershorit planifikojnë t’i rendisin në listat e tyre të kandidatëve për deputetë.
Të gjitha partitë politike tashmë kanë deklaruar se sivjet do të prezantojnë edhe emra të rinj me të cilët do të garojnë në zgjedhje.