Problemet në Kosovë nuk zgjidhen në rrugë, tha kryeministri Isa Mustafa duke iu referuar paralajmërimeve të opozitës për protestën e 18 prillit. Ndërkaq, Hashim Thaçi ka thënë se opozita po përpiqet që të vijë në pushtet me mjete jo demokratike.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, për themelimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës.
Përfaqësuesit e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mosfutjes në rendin e ditës së seancës së 16 prillit të peticionit të nënshkruar nga 35 mijë qytetarë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Partitë opozitare në Kosovë kanë paralajmëruar një protestë paqësore më 18 prill në qendër të Prishtinës. Sipas tyre, marshi protestues do të kalojë përreth institucioneve që thuhet se janë "kapur" nga partitë në pushtet.
Kosova nuk duhet të lejojë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të themelojë Gjykatën e Veçantë për krimet e luftës, thonë përfaqësues politik dhe analistët në Prishtinë.
"Çdo parti politike, përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka nevojë për gjenerata të reja, për mendim të ri dhe shpresë të re", ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje, për performancën e qeverisjes në Kosovë dhe kontrollin parlamentar.
Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar një debat parlamentar në lidhje me 100 ditët e para të punës së qeverisë. Debatet janë përcjellë edhe me polemika të shumta ndërmjet pushtetit dhe opozitës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka prezantuar në vija të përgjithshme draft-raportin e punës së Qeverisë gjatë 100 ditëve të para të punës. Ky raport, është miratuar një ditë para se Mustafa të ballafaqohet në interpelancë.
Analistët politikë i vlerësojnë kushtet e kryeministrit Isa Mustafa për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si përpjekje për ri-fuqizimin e pozicionit të palës së Kosovës në bisedimet që po ndërmjetësohen nga Brukseli.
Partitë opozitare nuk i kursejnë kritikat rreth muajve të parë të qeverisë aktuale të Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Mustafa. Por, analistët politikë vërejnë disa lëvizje politike në aspektin e reformave fiskale.
"Kosova mbetet e përkushtuar në garantimin e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës", është thënë të premten në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Grupi për Ballkan për Politika ka prezantuar të enjten në Prishtinë raportin mbi integrimin e serbëve në Kosovë pas marrëveshjes së Brukselit.
Kosova është e gatshme të ketë forcat e saj të armatosura të cilat do të kontribuojnë në mbrojtjen e Kosovës dhe misione paqeruajtëse e humanitare në botë, kanë deklaruar presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.
Me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të thirret në interpelancë para Kuvendit rreth nismës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Prishtina nuk do të zhvillojë bisedime për tema të reja me Beogradin, përderisa të mos zbatohen marrëveshjet tashmë të arritura, thonë në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Lista Serbe vazhdon të bojkotojë punën e institucioneve të Kosovës. Për kryeministrin Isa Mustafa, kthimi duhet të jetë i pakushtëzuar, por analistët politikë tërheqin vërejtjen se kjo Listë po përpiqet të shndërrohet në faktor.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës.
Shfaq më shumë