Kosova duhet të braktisë të djathtën dhe të kthehet kah socialdemokracia e cila do të garantonte zhvillimin e saj ekonomik, ka thënë sot ish-lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti.
Dita për deklarimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është e largët, ka thënë komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.
Amandamentet e propozuara nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, i janë proceduar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
Deputetet nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, dhe përfaqësuese të jetës politike nga Mali i Zi e Lugina e Preshevës, të dielën në një seancë në Kuvendin e Kosovës shënuan 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i procedojë Kuvendit dy amendamentet kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Pjesëmarrja, nxitja apo inkurajimi i njerëzve për pjesëmarrje në luftërat jashtë Kosovës, sidomos në Siri, në krah të organizatave të shpallura terroriste, janë vepra të cilat rëndojnë mbi persona të dyshuar.
Kosova nuk guxon të lejojë dështimin e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës, ngase në një rast të tillë këtë përgjegjësi do ta merrte Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thonë analistët politikë.
Në rast të mosthemelimit të kësaj Gjykate, thuhet se rastet e dyshuara për krimet e pretenduara të luftës, do të gjykoheshin në një gjykatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Deputetë të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, kanë kritikuar presidenten dhe Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka prezantuar objektivat kryesore të programit qeverisës për mandatin katërvjeçar. Ndër tjera, ai ka thënë se do të themelohet edhe një fond për zhvillim dhe punësim.
Projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, tashmë është i gatshëm t'i procedohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
Draft-ligji për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë është bërë një nga temat e reja që po nxit përplasje mes partive në pushtet dhe opozitës.
Me vizitën e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Hahn në Prishtinë, është sqaruar përfundimisht se Kosova ende nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Hahn, ka qëndruar në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve vendore.
Në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës të thirrur në shtatë vjetorin e pavarësisë, janë apostrofuar shumë nga arritjet, por edhe ngecjet e shtetit më të ri evropian.
Kosova shënon sot 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kësaj radhe megjithatë kremta e pavarësisë po kalon në frymën e diskutimeve mbi migrimin e paligjshëm të disa mijëra qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë pёruruar tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё dyja vendeve në pikën e përbashkët doganore në Vërmicë.
Gjendja sociale dhe pakënaqësia me punën e institucioneve të Kosovës janë faktorët kryesorë për migrim, thuhet në anketën e zhvilluar në lidhje me migrimet ilegale nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar se Lista Serbe ende nuk ka vendosur për hapat që do të ndërmarrë rreth pjesëmarrjes në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
Rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë çoi në marrëveshje për drejtësinë
Shfaq më shumë