Procesi i liberalizimit të vizave, i paralajmëruar nga autoritetet në Prishtinë se do të përmbyllet suksesshëm në vitin 2016, po rrezikohet nga bllokada e krijuar në Kuvend, thonë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës, nga analistët po cilësohet si një veprim tejet i rrezikshëm që mund të shërbejë si precedent edhe në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të mos e bllokojë foltoren e Kuvendit, por nga aty të zhvillojë debate në lidhje me të gjitha shqetësimet e ngritura.
Opozita i ka vënë kusht Qeverisë së Kosovës se nëse dëshiron dialog për zhbllokimin e punës së Kuvendit, duhet të deklarohet publikisht se tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë.
Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, prej ku janë adresuar mesazhe për paqe, dashuri e mirëqenie.
Vendosja e dialogut politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës është rruga e vetme për tejkalimin e tensioneve dhe parandalimin e zhvillimeve dramatike të bllokimit të institucioneve të Kosovës, vlerësojnë analistët politikë në Prishtinë.
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet për ditën e martë, deri në, siç u tha, krijimin e rrethanave për punë. E gjitha filloi kur deputetët nga opozita hodhën vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e ndërprerë në të cilën kryeministri Isa Mustafa pritet të raportojë për marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë në Bruksel, të mbahet të martën.
Opozita në Prishtinë ka nisur një peticion me anë të të cilit po mbledh nënshkrimet e qytetarëve për të kundërshtuar marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë të arritura në Bruksel.
Partitë opozitare në Kosovë janë dakorduar që të krijojnë një bllok të përbashkët që si qëllim ka kundërshtimin e politikave të qeverisë deri në rrëzimin e saj.
Organet e ndjekjes penale në Kosovë nuk kanë asnjë dëshmitar të mbrojtur, është thënë gjatë prezantimit të hulumtimit “Mbrojtja e dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie ka kërkuar front unik për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Evropa mund të marrë shembuj të zgjidhjes së problemeve me pakicat në Ballkan, duke aplikuar shembuj të suksesshëm, thotë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi.
Përfaqësuesit shqiptarë nga komuna Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë shpallur të shtunën deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, edhe AAK-ja ka paralajmëruar organizimin e protestave kundër qeverisjes aktuale në Kosovë. Raportet ndërmjet qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa dhe opozitës sa vijnë e përkeqësohen.
Institucionet në Serbi po hezitojnë të ofrojnë informacione që do të ndihmonin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës.
Tensionimi i situatës politike është paralajmëruar nga opinionistët, të cilët kanë tërhequr vërejtjen se atmosfera dhe gjuha politike e politikanëve mund të bartet edhe te qytetarët.
Kosova synon të jetë pjesë e aleancës globale për siguri dhe stabilitet, duke u angazhuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ka thënë të premten kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Krahasimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me modelin e Bosnjës e Hercegovinës nuk qëndron, thonë analistët politik në Prishtinë.
Shfaq më shumë