Partitë opozitare shprehen të bindura që marrëveshja e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe paraqet hapin e parë të krijimit të entitetit autonom serb.
Mungesa e transparencës së institucioneve në raport me mediat dhe publikun është burim i konfuzionit dhe keqinterpretimeve në lidhje me disa prej zhvillimeve kryesore politike, thonë përfaqësues të mediave.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se po të mos ishin trysnia dhe kushtëzimi që Brukseli ia ka vënë Serbisë, zbatimi i marrëveshjeve do të ishte fare simbolik.
Ashpërsimi i fjalorit në diskursin publik të Kosovës, sipas analistëve po dëshmon qartë për tensionimin e situatës në skenën politike në vend. Ata thonë se ky fjalor dëshmon jo vetëm papjekurinë, por edhe mungesën e kulturës së komunikimit në diskursin publik.
Shoqëria civile në Kosovë, po paraqitet me pikëpamje të ndara, nëse marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe krijon nivel të tretë të pushtetit.
Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e cila u nënshkrua ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka zgjuar reagime të shumta në Prishtinë.
Prishtina dhe Beogradi pritet të zhvillojnë të martën në Bruksel raundin e ri të bisedimeve. Gjatë ditës së hënë, palët kanë zhvilluar bisedime në nivelet teknike, ku është diskutuar për marrëveshjet që po përgatiten.
Deri në muajin nëntor, Kosova pret që të bëhet anëtare e UNESCO-s. Në Qeverinë e Kosovës besohet se tashmë është siguruar mbështetja e shumicës e vendeve anëtare.
Marrëveshja e paralajmëruar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, vazhdon të nxisë reagimet e partive opozitare në Prishtinë.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksanadar Vuçiq pritet të vazhdojnë dialogun politik në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 25 gusht.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të sigurimeve kanë sqaruar se qytetarët të cilët kanë valid sigurimin TPL Plus, nuk kanë nevojë të paguajnë sigurim shtesë për të kaluar në territorin e Serbisë.
Procesi i themelimit të Gjykatës së Posaçme për krime lufte vazhdon të përcillet me reagime të ndryshme në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma kanë proceduar përfundimisht lëndën në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar miratimin e amendamentit për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.
Opozita në Kosovë ka përgatitur lëndën me të cilën do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kundërshtimin e amandamentit kushtetues të miratuar nga Kuvendi më 3 gusht, në lidhje me Gjykatën e Posaçme për krime lufte.
Marrëveshja për polisat e sigurimeve e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është anuluar, por pala serbe nuk është ende e gatshme ta zbatojë atë, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar para Kuvendit të Kosovës se disa përfaqësues të komunitetit serb, janë përpjekur që në bisedimet e Brukselit t’i bashkohen delegacionit të Serbisë.
Procedurat e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës janë mjaftë delikate dhe po e bllokojnë marrjen e vendimeve të rëndësishme, thonë analistët politik në Prishtinë.
Udhëheqësit e institucioneve qendrore të Kosovës kanë marrë edhe një mesazh nga faktori ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Shfaq më shumë