Mungesa e marrëveshjes me Listën Serbe ka ndikuar që kryesia e Kuvendit të Kosovës të shtyjë votimin e amandamentit kushtetues për themelimin e FAK-ut për një afat të pacaktuar.
Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se BIK-u dhe besimtarët mysliman janë kundër çdo ekstremizmi të çfarëdo ngjyrimi fetar.
Partitë opozitare kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sqarime në lidhje me deklaratat e tij se do ta riprocedojë për votim në Kuvend amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte nuk është i mundur pa amandamentin e Kushtetutës së Kosovës, thonë analistët politik në Prishtinë.
Analistët politik vlerësojnë se zvarritjet e ri-procedimit të amandamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, janë produkt i lojërave për përfitime personale të disa politikanëve të Kosovës.
Opozita ka braktisur seancën plenare, në momentin kur Kuvendi i Kosovës i votoi rekomandimet e Komisionit Parlamentar dhe jo ato të peticionit të mbi 30 mijë qytetarëve kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Në nderim të viktimave të Srebrenicës, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje. Kadri Veseli deklaroi se para 20 vitesh në Srebrenicë është kryer krimi më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë ende të qartë formën se si do ta ri-procedojë amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese, ka deklaruar ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur se qeveria që ai drejton do të procedojë për herë të dytë në Kuvend amandamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Kërkesave ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale u është bashkuar edhe drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi.
Deputetet gra të Kosovës dhe Serbisë janë takuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të një organizimi të sponsorizuar nga OSBE-ja. Mirëpo, për një çast, aty tensionet janë shtuar.
Kosova do të ketë probleme të mëdha nëse lejon që Gjykatën Speciale për Krime Lufte ta themelojë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar kongresisti amerikan, Eliot Engel.
Kosova nuk i ka kapacitetet që të themelojë gjykatën e saj për rastet e pretenduara të krimeve të luftës, thonë ekspertët e drejtësisë në vend.
Qeveria e Kosovës po tregohet e vendosur që t'i rinisë procedurat për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, pavarësisht se një ditë më herët, Kuvendi nuk e miratoi atë.
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të sigurojë dy të tretat e nevojshme të votave për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte. Kjo gjykatë nuk është kundërshtuar vetëm nga opozita, por edhe nga disa deputetë të PDK-së.
Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Procedimi i projektligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale ka nxitur reagime të shoqërisë civile dhe disa deputetëve të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në seancën e të premtes, më 26 qershor, të ri-procedohet për miratim amandamenti kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Shfaq më shumë