Projektligji për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, i është proceduar si informatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, por pa të drejtën e ndërhyrjes dhe ndryshim plotësimit të tij.
Për shtatë vjet të hyrjes në fuqi, Kushtetuta e Kosovës ka përmbushur misionin e saj të shtet-ndërtimit, por ajo është shkelur edhe nga institucionet më të larta, si Presidenti dhe Kuvendi, thonë ekspertët e çështjeve juridike.
Autoritetet sllovene ia kanë kthyer pasaportën e konfiskuar liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndalimit të tij në Aeroportin e Lubjanës këtë të mërkurë.
Dështimi eventual i Kosovës që të themelojë dhomat e veçanta për trajtimin e rasteve të dyshuara për krime lufte do të kishte pasoja të mëdha, thonë analistët politik në Prishtinë.
Në shtatë-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, Kosova po ballafaqohet me një prej sfidave më të mëdha të amandamentimit të saj. Sfidë kryesore është themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Dita e Paqes në Kosovë është shënuar edhe me një seancë solemne të Kuvendit, ku në vend të fjalimeve politike, ka interpretuar Filarmonia e Kosovës. Por, kjo seancë është bojkotuar nga tri partitë opozitare.
Është kompetencë e Kuvendit të Kosovës që të themelojë pa zvarritje tjera dhomat e specializuara për hetimin e rasteve të dyshuara për krime lufte, kanë deklaruar zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian pritet që të harmonizojnë të paktën edhe tri çështje kontestuese në projektligjin për Gjykatën Speciale për Krime Lufte.
Partitë politike në Kosovë nuk kanë arritur ende një shkallë të kënaqshme të demokracisë së brendshme, është thënë në një debat të organizuar nga Instituti - KIPRED. Një vëmendje të shtuar në këtë debat iu kushtua zgjedhjes së presidentit/ës të Kosovës.
Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte vazhdon të nxisë jo vetëm debate, por edhe kundërshtime e mospajtime të hapura politike në Kosovë.
Pas hartimit të dokumentit të dytë në lidhje me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës pret nga Komisioni Evropian që deri në fund të vitit të japë rekomandime pozitive.
Jo vetëm detajet teknike, por edhe ato përmbajtësore po e pengojnë procedimin e Projektligjit për Gjykatën Speciale për miratim në Kuvendin e Kosovës. Termi gjenocid, përbën një prej mospajtimeve kryesore.
Amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Luftenuk do të vihen në votim as në seancën e radhës që Kuvendi i Kosovës do ta mbajë këtë të enjte.
Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë ekstremiste të rrezikojnë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, kurse të rinjtë nuk duhet lejuar të indoktrinohennga ata që promovojnë ekstremizmin fetar, të cilët si mjet zgjedhin edhe terrorizmin.
Kuvendi i Kosovës pritet të përballet këtë të premte me një nga vendimet e mëdha, e që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese për t'i hapur rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që të vendosin rreth themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në seancën e caktuar për datën 29 maj.
Shfaq më shumë