Pesë persona janë arrestuar në Prizren, pasi që kishin sulmuar me shishe molotovi dhe gurë Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Këto komente, Mustafa i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën ‘CiviKos’, ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile.
Subjekti politik, Lista Serbe, që përfaqëson komunitetin serb në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë, është në pritje të ftesës nga kryeministri dhe partitë e koalicionit qeverisës që të bisedojnë rreth kthimit në institucione.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve për të thirrur debat parlamentar në lidhje me vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.
Pamundësia e koalicionit qeverisës që t’i çojë deri në fund çështjet si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi - si kusht për liberalizimin e vizave - si dhe ngecja me zbatimin e disa obligimeve nga dialogu me Serbinë dhe pamundësia e themelimit të Forcave të Armatosura, besohet se mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme në pranverën e ardhshme.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka arritur sërish të mbledh të gjitha partitë politike në nismën e tij rreth reformës zgjedhore. Thaçi nuk po arrin që të sigurojë praninë e opozitës në tryezat e tij të përjavshme.
Ministri britanik për Punë të Jashtme, Boris Johnson po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Për nder të tij, Kuvendi i Kosovës ka thirrur edhe një seancë solemne.
Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka kohë të humb.
Para se Kosova të shkojë në zgjedhje, nevojitet të përmbyllet procesi i reformave, është thënë të premten në një debat të organizuar nga presidenti Hashim Thaçi me partitë politike, institucionet e angazhuara në proceset zgjedhore dhe shoqërinë civile.
Gjyqtari i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nga misioni i EULEX-it ka ardhur në përfundim se Ligji për Trepçën është anti-Kushtetues.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Nuk ka klimë të përshtatshme politike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, vlerësojnë analistët politikë në Prishtinë. Sipas tyre, organizimi i shpejtë i zgjedhjeve, do të mund të përcillej me tensione e atmosferë jo të mirë zgjedhore, për shkak të situatës politike në vend.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër deputetit, Fatmir Limaj, nën dyshimet për veprën penale “krime të luftës kundër popullatës civile”.Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i partisë politike Nisma për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme për, siç thuhet, mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kosova ka shënuar përparime të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem fetar, është thënë sot në ditën e tretë të punimeve të Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve rreth 70 deputetë nga 21 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere.
"Trepça nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.
Viktimat e krimit duhet të trajtohen me profesionalizëm dhe dinjitet, duke ruajtur jetën private të tyre, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë një organizimi për shënimin e “Javës për të drejtat e viktimave të krimit”.
Letrat që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u drejtoi Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial, nga përfaqësues të shoqërisë civile po shihen si nga këndi pozitiv, ashtu edhe ai negativ...
Para se Këshilli dhe Parlamenti Evropian të marrin vendime për liberalizimin e vizave, institucionet e Kosovës duhet t’i përmbushin edhe dy kritere, atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe atë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson.
Zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, në bazë të negociatave që Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar në Bruksel, është vënë në pikëpyetje serioze.
Shfaq më shumë