Qeveria e Kosovës prite të ri-procedojë për ratifikim projektligjin për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të cilin e tërhoqi nga procedura e shqyrtimit dhe votimit parlamentar, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Për Qeverinë, ratifikimi i Demarkacionit është i domosdoshëm për të mundësuar edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kurse për opozitën, kjo marrëveshje po konsiderohet e dështuar.