Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë ftuar deputetët që t’i lënë anash politikat provinciale dhe të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ndërkohë, njëri nga liderët opozitar, Ramush Haradinaj, i ka akuzuar ata se me këso thirrje po bëjnë presione anti-kushtetuese mbi deputetët.