EULEX-i po vazhdon bastisjet e më shumë se tetë lokacioneve, përfshirë Postë-Telekomin e Kosovës, lidhur me dyshimet për korrupsion, gjatë dhënies së një licence të telekomunikimit. Bëhet e ditur se pjesë e bastisjeve janë dhe pronat private të kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha.
Opozita mirëpret veprimet e së enjtes të EULEX-it, por kërkon dhe përgjegjësi politike nga udhëheqësit e institucionale, të cilët, sipas tyre, kanë instaluar një sistem korruptiv në Kosovë.