Autoritetet kosovare dhe Komisioni Evropian kanë përmbyllur takimin e parë të dialogut të procesit të stabilizim-asociimit. Takimi, i cili është përqendruar në të arriturat rreth agjendës evropiane të vendit, përmbushjes së kritereve politike dhe atyre ekonomike, është thënë se do t’i shërbejë Komisionit Evropian në hartimin e raportit të progresit 2010, për Kosovën.
“Në përgjithësi situatën e sigurisë e vlerësojmë si të mirë. Ka pasur gjithmonë incidente në veri të Kosovës, por kjo do të merret parasysh në kohën e përshtatshme kur do të bëhet ndonjë propozim (për ndryshime) e jo tani”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëssekretari i përgjithshëm për operacione, në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, Larry Rossin.
Bashkësia Islame e Kosovës paralajmëron se do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet për çështjen e bartjes së shamive në institucionet arsimore. MASHT dhe KMDLNJ thonë se mendimi i saj do t'i qartësonte dilemat.
Autoritetet kosovare hodhën poshtë mundësinë që me Serbinë të bisedojnë për idenë e shkëmbimit të territoreve. Ato thanë Prishtina do të fliste për shumë çështje me palën serbe, pos për integritetin territorial apo statusin e vendit.
Diplomatë dhe ish-diplomatë nga Kosova e rajoni, dhe profesorë universitetesh evropiane, diskutuan mbi perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ata theksuan nevojën për koherencë mes shteteve anëtare të BE-së lidhur me këtë çështje.
Niveli i përhapjes së korrupsionit në Kosovë, kërkesat e udhëheqësve vendorë e ndërkombëtarë, por edhe thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare, duket se kanë shtyrë misionin e BE-së të ndryshojë fushëveprimin e prokurorëve të vet.
Akti më i lartë ligjor i Kosovës, sipas ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk lë hapësirë për paqartësi për mbajtjen e simboleve fetare nëpër institucione arsimore e publike, sepse, siç thuhet, vë në pah laicitetin e sistemit shtetëror të vendit.
Liderët e Kosovës shprehën bindjen se pas publikimit të opinionit nga GJND-ja, do ta kenë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në koordinimin e hapave të mëtejmë politikë. I kthyer nga Malavi, presidenti Sejdiu tha se do të ketë shtim të njohjeve të shtetësisë së Kosovës, ndërsa pas vizitës në Bruksel, kryeministri Thaçi u shpreh optimist për një unitet evropian pas GJND-së, sa i përket Kosovës.
KMDLNJ publikoi monografinë për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Përfaqësues nga ky këshill dhe nga Qeveria e Kosovës thanë se monografia pasqyron faktet për krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Dorëzimi i të ashtuquajturave “inpute” për raportin e ardhshëm të progresit nga ana e Qeverisë së Kosovës, nga njohësit e zhvillimeve evropiane në Prishtinë, vlerësohet si hap pozitiv, por jo vendimtar për hartimin e dokumentit final të Komisionit Evropian për 2010-tën. Zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian theksojnë se do të merret parasysh raporti vlerësues i Qeverisë së Kosovës, por puna kryesore për hartimin e raportit të progresit, u takon mekanizmave evropianë.
Pas më shumë se tri javësh që kur u mbajt takimi i fundit në mes të delegacionit serb dhe atij shqiptar për persona të pagjetur, ende nuk ka ndonjë informatë më të hollësishme lidhur me varrezën masive në Rashkë.
Në dyvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, hartuesit e saj u bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse që ta zbatojnë atë edhe në veri, ndërsa ICO-ja kërkon zbatimin në terren të dispozitave që kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve.
“Çështja e korrupsionit nuk kufizohet në rastet që po hetohen tani. Është diçka që do të jetë sfidë për Qeverinë në muajt e ardhshëm e ndoshta dhe në vitin e ardhshëm...”, thotë drejtori për Ballkanin në GNK, Marko Prelec.
Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe largimi i trupave ushtarake serbe nga territori i vendit cilësohet si “moment historik” nga liderët kosovarë, ndërsa legaliteti i vendimit për angazhimin e KFOR-it në Kosovë, edhe 11 vjet pas, mbetet temë e diskutueshme në Beograd.
"Ka një vullnet për ta integruar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në BE”, tha në një ligjëratë të hapur para studentëve kosovarë, shefi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi.
Autoritetet kosovare kanë vendosur të rrisin intensitetin e punës, lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Fundit i Progresit të Komisionit Evropian. Opozita, ndërkaq, ka vlerësuar se puna e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim ishte dashur të niste muaj më parë. Drafti i parë i Raportit të Progresit për Kosovën pritet të jetë gati kah mesi i këtij muaji.
Përfaqësues të mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë, ata të partive politike opozitare, të Parlamentit të vendit dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, zhvilluan takimin e parë të Grupit punues për ndryshimin e legjislacionit për zgjedhjet në Kosovë.
Prokurorët, gjyqtarët dhe policët kosovarë duhet të merren seriozisht edhe me korrupsionin në nivel lokal, thonë zyrtarë të EULEX-it. Sipas tyre, prokurorët evropianë nuk janë në gjendje të merren me rastet për korrupsion në të gjitha nivelet.
Shfaq më shumë