Kuvendi i Kosovës mbajti të enjten një seancë solemne për nder të katër-vjetorit të pavarësisë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosova e pavarur ka krijuar stabilitet në rajon. Ajo tha se Kosova do të marrë vendin që i takon në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan dhe Zubin Potok, janë hapur sot në, orën shtatë të mëngjesit. Votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të komunave veriore të Kosovës po i bëjnë përgatitjet e fundit për organizimin e referendumit më 14 dhe 15 shkurt.
Hartimi i platformave të reja dhe krijimi i grupeve punuese për veriun, do të nënkuptonte zvarritje dhe moszgjidhje të problemit, tha Ismet Beqiri.
Opozita s’e mbështet Qeverinë e Kosovës për krijimin e grupeve të përbashkëta për veriun dhe hartimin e planeve të reja eventuale.
Hashim Thaçi duhet të vendosë vetë nëse do të takohet apo jo me Boris Tadiqin, ka thënë lideri i opozitës, Isa Mustafa.
Opozita i bën thirrje Qeverisë ta trajtojë me urgjencë çështjen e veriut të Kosovës, duke e trajtuar atë si problem të sundimit të ligjit dhe jo si problem politik.
Analistët politikë thonë se pas rezolutës së Kuvendit fshihen ligje problematike që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me të cilën zotohet se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit.
Kosova e ka mbështetjen unike të BE-së dhe SHBA-së për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në veri të vendit, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Kosova mund të marrë shembullin e Maqedonisë për përfaqësimin e saj në nisma rajonale, tha shefja e delegacionit të Prishtinës në dialogun me Beogradin, Edita Tahiri.
Konkluzionet e GND-së, për mundësinë e fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga fundi i këtij viti, në Prishtinë vlerësohen pozitivisht, por edhe me rezerva.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të përfundojë faza e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se Kosova nuk po e zbaton reciprocitetin me Serbinë, por ai nuk beson se janë shterë të gjitha mundësitë e veprimeve institucionale.
Përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare nuk i jep fund nevojës që Kosova do të ketë për vazhdimin e pranisë së huaj, thonë analistët.
Komisioni Evropian nisi edhe zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Nisja u konfirmua nga komisionarja Sesilia Malmstrom.
Shfaq më shumë