PDK-ja është vënë në kërkim të mbështetjes për kandidaturën e saj për postin e kryetarit të Kuvendit. Mirëpo, sërish po has në bojkotin e partive të shumicës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e angazhimeve të organeve të rendit kundër çdo forme të ekstremizmit dhe radikalizmit.
Në Gjykatën Kushtetuese të enjten është zhvilluar seanca dëgjimore në lidhje procedurat e ndjekura në seancën konstituive të 17 korrikut për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Agjendat politike në Prishtinë dhe Beograd patën një ndikim negativ në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, vlerësojnë analistët politikë në Prishtinë.
Liderët e bllokut LDK, AAK dhe Nisma kanë zhvilluar të hënën një takim, gjatë së cilit kanë diskutuar për seancën dëgjimore për postin e kontestuar të kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, të caktuar për datën 21 gusht.
Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim në lidhje me çështjen kontestuese të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës menjëherë pas seancës dëgjimore më 21 gusht, thotë profesori i çështjeve kushtetuese- juridike, Riza Smaka.
Institucionet e Kosovës nuk i kanë studiuar mirë të gjitha çështjet që mund të konsiderohen si kërcënim për sigurinë e saj, vlerësojnë analistët në Prishtinë.
Rinia duhet të orientohet kah integrimet euro-atlantike, ka thënë presidentja Atifete Jahjaga, e cila sërish ka mbështetur organet e ndjekjes penale për arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm.
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e 40 personave të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri dhe Irak dhe që ishin vënë në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste si ISIS dhe Al Nusra.
Komisioni Evropian ka prezantuar raportin e tij të dytë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi i kanë prezantuar në mënyra të ndryshme rezultatet e takimit që zhvilluan të martën në Bruksel, në lidhje me barrikadat dhe ndërtimin e parqeve në qytetin e Mitrovicës.
Opinioni në pritje i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pritet të qartësojë rrugën e mëtutjeshme të konstituimit dhe formimit të institucioneve të reja.
Mbështetja që pakicat i kanë dhënë kandidatit të bllokut LDK, AAK dhe Nisma për postin e kryetarit të Kuvendit, paraqet një pasqyrë të koalicionit të ardhshëm qeverisës në Kosovë, thonë analistët në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim Clint Williamson, Prokuror kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale lidhur me pretendimet në raportin e senatorit Dick Marti.
Derisa PDK-ja synon të marrë një sqarim nga Gjykata Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij, presidentja Atifete Jahjaga nuk pritet të nominojë mandatarin për qeverinë e re.
Shfaq më shumë