Koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të formalizohet me një marrëveshje për ndarjen e përgjegjësive dhe përcaktimin e programit qeverisës.
Institucionet e reja të Kosovës pritet të konstituohen më 8 dhjetor. Kjo datë është propozuar nga liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë në fazën finale të definimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka bërë të hënën me dije Partisë Demokratike se nëse nuk do ta ketë nën drejtim qeverinë e ardhshme, ajo do të kalojë në opozitë.
Marrëveshja PDK-LDK shihet si përmbushje e kërkesave ndërkombëtare për një qeveri stabile që do ta vazhdoj dialogun me Serbinë dhe themeloj Gjykatën e Posaçme, si dhe një qeveri që do të kënaq interesat e dy partive më të mëdha në Kosovë.
Marrëveshja për bashkëqeverisje e arritur të mërkurën nga liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zgjuar reagime të ndryshme të partive politike.
LDK dhe AAK vazhdojnë të mos lëshojnë pe në lidhje me pretendimet e tyre për postin e kryeministrit. Insistimi i tyre, tashmë po e vë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit të gjerë.
Gjatë kësaj jave po paralajmërohen aktivitete të shtuara politike në drejtim të thirrjes së vazhdimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Posti i kryeministrit vazhdon të cenoj unitetin dhe vazhdimin e marrëveshjes për koalicionin e gjerë të partive të bllokut pas zgjedhor.
Posti i kryeministrit po paraqitet si sfida e radhës për ruajtjen e unitetit të bllokut të partive të koalicionit pas zgjedhor në Kosovë
Edhe pas tërheqjes së bllokut nga posti i kryetarit të Kuvendit, kriza politike në Kosovë nuk është zgjidhur, thonë analistët politik. Sipas tyre, tani bllokuese e procesit po shndërrohet Partia Demokratike e Kosovës.
Tërheqja e bllokut nga posti i kryetarit të Kuvendit, është kushtëzuar me kërkesën që shumicës parlamentare t’i jepet e drejta për ta qeverisur vendin.
Pozicionet e ngurta të partive politike rreth formimit të institucioneve po e çojnë Kosovën drejt një krize edhe më të thellë, paralajmërojnë analistët politik në Prishtinë.
Koha e marifeteve politike ka përfunduar dhe tani liderët e partive politike duhet të gjejnë zgjidhje për formimin e institucioneve të reja, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Dy blloqet më të mëdha politike në Kuvendin e Kosovës, pas zhvillimit të takimeve të shumta, nuk po lëvizin nga pozicionet fillestare.
Thellimi i krizës institucionale në Kosovë i ka shtyrë partitë politike që të paralajmërojnë se deri të mërkurën mund të dalin me opsione të reja për tejkalimin e gjendjes ekzistuese.
Kosova po hyn në javën e cilësuar si vendimtare për tejkalimin e krizës dhe për të evituar shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Mirëpo, liderët e dy blloqeve nuk kanë ofruar ndonjë opsion të ri, vetëm se i kanë përsëritur qëndrimet e mëhershme.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se do të konsultojë partinë dhe partnerët për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e krizës rreth formimit të institucioneve të reja.
Shefi i Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Gabriele Meucci, ka konfirmuar se "po zhvillohen hetime në lidhje me disa dyshime për korrupsionin përbrenda këtij misioni".
Analistët politik vlerësojnë se liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend duhet t'i përgjigjen pozitivisht nismës së presidentes Jahjaga për realizimin e takimeve të përbashkëta në përpjekje të tejkalimit të krizës institucionale.
Shfaq më shumë