Kosova po rrezikon qëndrueshmërinë e vet si shtet me krizën e stërzgjatur institucionale, thuhet në qëndrimet e fundit të Zyrës së Presidentes, Atifete Jahjaga.
Liderët e koalicionit të partive politike, i kanë bërë thirrje presidentes Atifete Jahjaga që të insistojë te kryesuesja e seancës, Flora Brovina që të mbledh këtë javë Kuvendin e Kosovës.
Qarjet e para që dolën në sheh gjatë kësaj jave tek koalicioni i partive LDK, AAK, dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje, për analistët politik kanë qenë të pritshme, pasi që ata vërejnë se te këto subjekte politike ka shumë dallime.
Liderët e partive të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma këmbëngulin që Presidentja Atifete Jahjaga të sqarojë situatën politike në vend, pas bllokadës që po zgjat me muaj.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarimin e pikës 127 të aktgjykimit rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Në mungesë të zgjidhjes politike, partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës sërish janë kthyer kah Gjykata Kushtetuese në kërkim të daljes nga ngërçi i krijuar rreth formimit të institucioneve të reja.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje sërish liderëve të partive politike se duhet të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen për formimin e institucioneve të reja.
Në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi, ka vazhduar atmosfera e ndeshjes e së martes në Beograd ndërmjet kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre në minutën e 42-të.
Koalicioni paszgjedhor i partive, LDK - AAK - Nisma dhe Vetëvendosje, e ka kundërshtuar idenë që edhe zgjedhjet të shihen si alternativë e fundit e daljes nga kriza rreth formimit të institucioneve.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë po bëhen një opsion gjithnjë e më real, përderisa partitë politike nuk po arrijnë një konsensus për formimin e institucioneve të reja.
Presidentja e Kosovës nuk do të mund të shpallë zgjedhje të reja, pa u konstituuar fillimisht Kuvendi dhe pa u votuar shpërndarja e tij me dy të tretat e votave të deputetëve, thonë analistët politikë.
Nga Presidenca e Kosovës është konfirmuar tashmë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse partitë politike dhe liderët e tyre nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.
Komisioni Evropian ka publikuar raportin më të ri të progresit për Kosovën. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar u ka dorëzuar këtë raport presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sërish nuk ka marrë ndonjë zotim të liderëve të partive politike se janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje për krizën institucionale në vend.
Procesi i formimit të institucioneve të reja të Kosovës po bëhet gjithnjë e më i pashpresë, thonë analistët politik në Prishtinë. Ata thonë se në një fazë të ardhshme, mund të pritet një trysni më e theksuar ndërkombëtare në përpjekje të tejkalimit të kësaj krize.
Shtyrja e seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka nxitur reagimet e "bllokut". Këto parti kanë qëndruar për pak kohë në sallën e Kuvendit, ku liderët e tyre u janë adresuar mediave dhe opinionit.
Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sërish konsultime me liderët e partive rreth gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike. Por, takimet kanë përfunduar pa ndonjë konkludim se është arritur ndonjë përparim.
Shfaq më shumë