Ekspertët për çështje ushtarake dhe të sigurisë në Prishtinë, thonë se kapacitetet fillestare operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë domethënëse për situatën e sigurisë në vend, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për operime emergjente. Për armatimin e FSK-së, të cilin ekspertët e cilësojnë si të rëndësishëm, thuhet se është duke u punuar.