Ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare, e cila është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri, do të nisë sot. Në ceremoninë festive, me rastin e fillimit të punimeve, pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, si dhe zyrtarë të tjerë të të dyja vendeve.