Prishtina dhe Beogradi duhet të vendosin, nëse duan, që në bisedimet e ardhshme të flasin për çështje të veçanta lidhur me veriun e Kosovës, thonë përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë. Në EULEX vlerësojnë se për problemet si gjykatat apo doganat në veri të vendit, duhet të gjenden zgjidhje nga të gjitha palët e përfshira.