Delegacioni monitorues i PE-së inkurajon KQZ-në për të përfunduar numërimin e votave në mënyrë të saktë.
Hashim Thaçi do të mendojë se do ta rifitojë legjitimitetin e tij në BE, nëse bën marrëveshje me Serbinë, tha Vladimir Todoriq.
Autoritetet kosovare dhe ekspertët e sigurisë shprehen pesimistë për rezultatet që mund të ketë Task-forca e EULEX-it për veriun.
Njohësit e çështjeve ligjore theksuan se politika duhet të mbetet larg procesit të reformave gjyqësore në përgjithësi.
Kosova duhet t'i krijojë fillimisht institucionet shtetërore dhe pastaj t'i nisë përgatitjet për dialogun me Beogradin zyrtar, thonë analistët politikë në Kosovë. Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me përgjegjësinë për krijimin e platformës për këtë dialog - disa e quajnë detyrë shtetërore, ndërsa të tjerët thonë se Bashkimi Evropian duhet të merret me këtë çështje.
Pala serbe do t’i shfrytëzojë bisedimet për të promovuar ide për shkëmbim territoresh - gjë që është e papranueshme, tha Ivo Banac.
Familjarët e të pagjeturve kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për punën e institucioneve lidhur me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Pamundësia e Ministrisë së Drejtësisë për të nënshkruar kontrata, u vlerësua si pengesë për realizimin e projekteve më 2010.
Në fund të vitit të ardhshëm, Kosova do t’i ketë përmbushur kriteret e vëna nga BE-ja për liberalizim vizash, tha Besim Beqaj.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për "rastin Sejdiu" vlerësohet të jetë një nga më të rëndësishmet gjatë 2010-ës.
Mesazhet për një bashkëjetesë në paqe, solidarizim dhe unitet kanë shënuar ceremoninë tradicionale të meshës së Krishtlindjes.
Ndikimi i raportit të Dik Martit në bisedimet Prishtinë-Beograd ishte temë debati ndërmjet analistëve shqiptarë dhe atyre serbë.
Qeveria e Kosovës është përgjegjësja kryesore për situatën aktuale politike dhe ekonomike të vendit, vë në pah hulumtimi i fundit i Misionit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara. Hulumtimi flet edhe për perceptimet e qytetarëve lidhur me nivelin e demokracisë, gjendjen ekonomike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.
Llogaritjet më të sakta për koalicione duket se mund të bëhen pas 9 janarit, 2011, kur të përfundojnë rivotimet e pjesshme.
Analistët politikë në Kosovë theksojnë rëndësinë për themelimin e institucioneve, të cilat do të ishin përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të veriut, në kuadër të bisedimeve me shtetin serb. Mungesa e autoritetit shtetëror në veri, sipas ekspertëve për siguri, mundëson forcimin e mëtejmë të strukturave paralele serbe.
Mospërputhja e të dhënave për partitë politike dhe kandidatët për deputetë, ka bërë që QNR-ja të rinumërojë votat në 740 vendvotime.
Shfaq më shumë