Në fund të vitit të ardhshëm, Kosova do t’i ketë përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, tha në konferencën e fundit për shtyp të këtij viti, ministri në dorëheqje për Integrime, Besim Beqaj. Mirëpo, partitë opozitare kritikuan institucionet përgjegjëse për këtë proces duke thënë se nuk është kryer e gjithë puna e nevojshme.
Kosova është i vetmi vend në rajon që po hyn në vitin 2011 pa i liberalizuar vizat me Bashkimin Evropian, mirëpo autoritetet kosovare shprehin bindjen se gjatë vitit të ardhshëm do t’i përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e regjimit të vizave me BE-në.
Ministri në dorëheqje për Integrime, Besim Beqaj, tha se institucionet kosovare kanë përmbushur të gjitha kushtet për të marrë strategjinë zyrtare për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
Beqaj kërkoi veprim konkret të Komisionit Evropian, ndërsa theksoi rëndësinë që çështja e lehtësimit të vizave - si çështje teknike, të mos futet në kuadër të diplomacisë evropiane.
“Edhe komisionari Fyle në konferencën për shtyp me rastin e Paketës për Zgjerim të Unionit Evropian, e ka thënë që ‘shumë shpejt’ Kosova do ta marrë strategjinë për liberalizimin e vizave. Ne presim që ajo ‘shumë shpejt’ të realizohet dhe presim qasje konkrete. Nuk dëshirojmë që kjo çështje të jetë çështje e politikës së jashtme në nivel të Bashkimit Evropian”, tha Beqaj.
Ai shpjegoi se, deri më tani, institucionet kanë përmbushur kriteret e vëna nga Brukseli zyrtar, si nënshkrimi i një varg marrëveshjesh për riatdhesim, krijimi i strategjisë për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe të tjera.
Beqaj shfaqi shpresën që deri në fund të muajit shkurt të përfundojë digjitalizimi i regjistrit civil - gjë që do t’ia hapte rrugën lëshimit të pasaportave biometrike.
Optimist për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në ishte shprehur, kohë më parë, edhe kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pati thënë se në rast të rizgjedhjes së tij në postin e kreut të qeverisë së vendit, brenda 15 muajve të parë të këtij mandati, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin pa viza në vendet evropiane.
Edhe pse Kosovës vazhdon t’i mungojë strategjia zyrtare për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian, ministri në dorëheqje për Integrime, Beqaj, tha se deri në fund të vitit të ardhshëm Kosova synon t’i ketë përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e zonës Shengen.
“S'ka asnjë dyshim që Kosova, jo për 15 muaj, por për në fund të vitit 2011 do t’i plotësojë të gjitha kushtet dhe pastaj mbetet vlerësim i Brukselit. Jam shumë i bindur që ata nuk do ta trajtojnë Kosovën me vonesë, sepse nuk është në interesin e askujt që Kosova të mbetet vrimë e zezë në rajon”, theksoi Beqaj.
Opozita kosovare, megjithatë, e vlerësoi të pamjaftueshme punën e bërë nga institucionet përgjegjëse lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Sekretari i përgjithshëm i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, u shpreh:
“Këto janë çështje teknike dhe Kosova - qeveria e kaluar, nuk i ka përmbushur ato kritere teknike për ta marrë udhërrëfyesin apo strategjinë, siç po quhet tash. Pra, kryesisht faji është tek institucionet vendore”.
Në fund të vitit të kaluar Bashkimi Evropian pati hequr regjimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa në fillim të këtij dhjetori udhëtimi pa viza në BE iu mundësua edhe qytetarëve të Shqipërisë dhe atyre të Bosnjës.
Lexoni edhe këto:
Ngecje në diplomaci
A po ndikon kriza në njohje?

S'ka asnjë dyshim që Kosova, jo për 15 muaj, por për në fund të vitit 2011 do t’i plotësojë të gjitha kushtet dhe pastaj mbetet vlerësim i Brukselit.