Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dy ekipe të futbollit nga Kosova, Feronikeli dhe Prishtina, pritet të bëhen pjesë e garave kualifikuese evropiane. Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, vlerësojnë se ato i kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga UEFA, por se klubet ende gjenden në fazën fillestare të qasjes në gara ndërkombëtare.
"Nuk do të fillohet asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe pa zhbërjen e strukturave paralele, pa e marrë Kosova kodin telefonik shtetëror dhe pa u pavarësuar sistemi i transmisionit energjetik", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Edita Tahiri, Ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës thonë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet pa shuarjen e strukturave paralele. Drejtuesit e këtyre strukturave theksojnë se ato nuk do të shuhen kurrë.
Zbardhja e fatit të personave të pagjeturve, të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht që trajtohet si çështje humane, megjithatë vazhdon të jetë një çështje që mbahet peng nga politika, vlerësojnë zyrtarët e institucioneve të Kosovës përgjegjës për këtë çështje, por edhe përfaqësuesit e familjarëve të këtyre personave.
Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të vazhdojnë ta kundërshtojnë marrëveshjen për Demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.
Papunësia është problemi më i madhe me të cilin ballafaqohen të rinjtë në komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ky është përfundimi, i cili ka dalë nga hulumtimi të cilin e ka bërë Klubi edukativ rinorë “Sinergija” nga Mitrovica e veriut.
Pas pranimit në FIFA, qasja ndaj futbollit të Kosovës duhet të avancohet, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Federata Botërore e Futbollit – FIFA ka votuar të premten në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kundërshtimit dhe lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Kosova tani është anëtare e dy mekanizmave më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Pritjet e Kosovës për pranimin në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) janë të mëdha dhe reale, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ekspertë të këtij sporti. Vendimi pritet të merret sot në Kongresin e 66-të të FIFA-s.
Edhe pas rreth tre vjetësh që nga formimi i institucioneve lokale, të dala nga zgjedhjet lokale të Kosovës, në komunën e Mitrovicës së veriut vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele të mbështetura nga shteti i Serbisë.
Heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, vazhdon të mbetet peng i mos-shënimit së kufirit administrativ ndërmjet komunave të Mitrovicës së jugut dhe të Mitrovicës së veriut.
Përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të përfshijë edhe qytetarët serb të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, të lëshuara nga Qendra Koordinuese e këtij shteti.
Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë në Konventën e 7- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pranimi i Kosovës në UEFA është lajm i gëzuar për të gjithë në Kosovë, thonë përfaqësuesit institucional të sportit dhe ekspertët e futbollit në vend. Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës thotë se kjo hapë perspektivën për futbollistët e Kosovës.
A duhet të futet mësim besimi në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë? Kjo temë ka nxitur sërish debat në vend. Përfaqësuesit e tri komuniteteve fetare kryesore në Kosovë, por edhe ekspertët e sjelljeve shoqërore karshi religjionit, flasin për pikëpamjet e tyre.
Samuel Zhbogar, përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, në një tryezë diskutimi në Prishtinë, i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik për bashkëpunim në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për mediet serbe se pas 18 orë bisedimesh, Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet, për kalimin e kamionëve, vizitat e autoriteteve të Serbisë, si dhe për zgjedhjet.
Hulumtuesit e opinionit në Serbi, vlerësojnë që situata është mëse e qartë dhe se nuk do të ketë shumë ndryshime në skenën politike, por në anën tjetër, ka edhe porosi të ndryshme që zgjedhjet në Serbi mund të sjellin befasi të mëdha.
Banorët e veriut të Kosovës, të hënën në mëngjes, kanë bllokuar me automjetet e tyre vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinë, për shkak të vendimit për ndalimin e kalimit të kufirit për personat me "dokumente ilegale nga strukturat paralele".
Në maj të këtij viti, nis procesi për pranimin e diplomave që janë marrë në të ashtuquajturin “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e veriut”. Përfaqësuesit e OSBE-së , vlerësojnë se pranimi i këtyre diplomave ka gjasë të rrisë numrin e avokatëve të licencuar në veri të Kosovës.
Shfaq më shumë