Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Prishtinë aktualisht janë 24 xhami, veç xhamive disa lokale të paktën dy që janë vizituar nga Radio Evropa e Lirë, mundësojnë faljen e namazeve.
Xhamitë në Prishtinë janë të mbushura me besimtarë, sidomos të premteve kur qytetarët e besimit islam falin xhumanë. Falja e xhumasë, konsiderohet si një nga obligimet e domosdoshme fetare të këtij besimi. Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se xhamitë në Prishtinë janë të vogla në disa lagje.
Ligji anti-mafia besohet se rregullon shumë çështje që kanë të bëjnë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, ndonëse jo të gjithë e mbështesin nxjerrjen e një ligji të tillë. Në raportet e Komisionit Evropian disa herë është kërkuar që të ecet përpara në miratimin e këtyre ligjeve.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se Beogradi nuk po zbaton në masën e kënaqshme marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndonëse institucionet aktuale të Kosovës ndodhen në gjysmën e mandatit kushtetues, tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa vjen e aktualizohet. Vjeshta e këtij viti, supozohet si një afat optimal kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen dhe se veprimet e njëanshme të disa prej figurave tjera opozitare, e që janë përsëritur disa herë me radhë, e kanë tronditur besimin tonë, deklaroi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe, sipas tij, kjo rritje është 3.6 për qind. Por, ekspertë të ekonomisë thonë se nuk shohin indikatorë për një rritje ekonomike të tillë.
Punëtorët e KEDS-it kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. Federata Sindikale e Pavarur "Elektro-Kosova" ka thënë se vetëm gjatë javës së kaluar janë larguar nga puna rreth 80 punëtorë.(A.Konushevci)
LDK-ja tashmë është në fazën ku nuk duhet të ketë vija të kuqe për askënd, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Në vend të PDK-së, Gashi preferon që LDK të përcaktohet për partneritet me parti më të vogla politike.
Derisa në Qeverinë e Kosovës nuk duan të flasin për raportin e organizatës Freedom House, ku mes tjerash thuhet se shtet-ndërtimi në Kosovë është futur në “rrugë pa krye”, partitë politike opozitare dhe analistët politik, këtë raport e shohin si shumë real.
Pas kundërshtimit të përbashkët të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, opozita erdhi te pika dalluese rreth listës së përbashkët, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.
“Nuk ka koordinim as në mes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare as të sekretariatit në përgjithësi. Nuk ka koordinim as në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme e as nivelit lokal të komunave", thotë në intervistën për REL, Skënder Perteshi nga QKSS.
Përfaqësuesit e partive politike në Kosovës kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX. Ky mision do të duhej të përmbyllte mandatin më 12 qershor të këtij viti.
Në Kosovë ka persona të cilët kërkohen në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington dhe të cilët dyshohet se mund të paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
Institucionet e Kosovës, janë duke punuar në disa drejtime rreth parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe luftimit të ekstremizmit ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas një vizite që i ka bërë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Pas gjashtë muajsh veprimtari të përbashkët, Lëvizja Vetëvendosje është e mendimit që ne jemi përpara një udhëkryqi dhe ky udhëkryq duhet të tejkalohet me testin e radhës”, ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Kosova po ngec në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare si pasojë e mosfunksionimit të duhur të institucioneve, thonë njohësit e çështjeve politike. Analistët konsiderojnë se Kosovës i duhet një politikë tjetër e zhvillimit dhe avancimit të saj.
Në 17 vjetorin e nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, Kuvendi i Kosovës u ka shprehur falënderime NATO-s dhe aleatëve për fushatën që solli deri te liria e Kosovës.
Qytetari "S" (identiteti dhe emri i të cilit është i njohur për redaksinë), me kombësi shqiptar nga Kosova, rrëfen për Radion Evropa e Lirë për tmerret që ka përjetuar gjatë luftës. Ai është një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës së fundit.
Partitë politike opozitare vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë, siç thuhet, nga kriza politike në të cilën është futur vendi.
Shfaq më shumë