Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë është i ndërlidhur me ndërhyrjet politike dhe neglizhencën e prokurorëve. Kështu thuhet në një raport të cilin e ka publikuar Instituti Kosovar për Zhvillim të Politikave [KIPRED].
Princi britanik Charles dhe bashkëshortja e tij, Camilla, gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe politikanë të tjerë vendorë.
Autoritetet qeveritare thonë se Kosova ka arritur që të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizimit. Ndërkohë, njohës nga fusha e sigurisë thonë se Kosova e filloi vonë këtë luftë dhe se tani më shumë po merret me pasojat.
Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të martën nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës plenare. Te partitë në opozitë, ka një ide që të braktisen seancat.
Në anketën e përjavshme “VOX” që Radio Evropa e Lirë ka realizuar me disa të rinj, kryesisht të shkollave të mesme, ata thonë se me gjithë moshën nën 18 vjeçe, asnjëherë nuk u ndalohet hyrja në diskoteka e klube nate.
Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ende nuk kanë një vendim të prerë nëse do ta braktisin përfundimisht Kuvendin e Kosovës.
Gaz lotsjellës, zhurmë, drita "laserike", marrje fjale pa rend dite...janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë përshkuar punimet e Kuvendit të Kosovës të enjten.
Tri partitë politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Kuvendi i Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Mosmarrëveshjet ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë vazhdojnë të jenë të pranishme. Përfaqësuesit e partive politike në pushtet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje atyre në opozitë që t'i kthehen punës në Kuvendi, kurse opozita vazhdon të deklarohet se nuk do të lejojë vazhdimin e seancave deri në largimin e qeverise aktuale dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Subjektet politike në Kosovë vuajnë nga mungesa e demokracisë së brendshme, vlerësojnë analistët politikë. Sipas tyre, të gjitha partitë luftojnë për t’u bërë pjesë e Qeverisë, por jo e demokracisë.
Partitë politike opozitare janë duke analizuar aspektet juridike për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese një ankesë për mënyrën se si është zgjedhur Hashim Thaçi, në postin e presidentit të ri të Kosovës.
Bazuar në raportet që masin përceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. Arsye e gjithë kësaj, besohet të jetë vetë politika dhe ndërhyrja e politikës në gjyqësor.
Shqiptarët nga Kosova, të cilët u janë bashkuar luftërave të huaja në Siri dhe Irak, kryesisht kanë shfrytëzuar shtetin e Turqisë për të arritur në destinacionin e tyre. Kështu u tha të hënën në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Analistët politikë në Prishtinë konsiderojnë se zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, mund ta thellojë edhe më shumë krizën politike.
Seanca po vazhdon në Kuvend, e Policia e Kosovës po përkujdeset për sigurinë e këtij institucioni!
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për të premten seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Thirrja e kësaj seance është mbështetur në nënshkrimet e mbledhura nga deputetët.
Aktivistë nga radhët e partive politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dalë para objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, për të bllokuar siç thanë, zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Opozita në Kosovë ka nisur një mobilizim për intensifikimin e veprimeve kundër qeverisë aktuale. Zyrtarë dhe aktivistë të subjekteve politike opozitare, kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale tubime, protesta dhe aktivitete të ndryshme protestuese.
Një përplasje e fuqishme e pikëpamjeve rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës po mbizotëron qëndrimet e partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë. Zgjedhja e presidentit tani po bëhet një nga pikat më të nxehta të politikës në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë plenare, me një rend dite prej 21 pikash. Ligjvënësit nga opozita hodhën gaz lotsjellës brenda sallës qendrore të Kuvendit. Disa prej tyre u pezulluan nga seanca, e disa u shoqëruan në stacione policore.
Shfaq më shumë