Falja e namazit në rrugë
Xhamitë në Prishtinë janë të mbushura me besimtarë, sidomos të premteve kur qytetarët e besimit islam falin xhumanë. Falja e xhumasë, konsiderohet si një nga obligimet e domosdoshme fetare të këtij besimi. Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se xhamitë në Prishtinë janë të vogla, në disa lagje besimtarët myslimanë detyrohen të falen dhe në rrugë.