Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, mbyti 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Në një botë ku dinamikat e sigurisë ndryshojnë me shpejtësi, Kosova nuk mund ta përballojë të merret me “çikërrima politike”, thonë ekspertët e sigurisë.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mbështetjen e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë. Ai ka theksuar se Kosova tashmë ka arritur disa nga objektivat e saj strategjikë.
Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët paralajmërojnë për cenueshmërinë e saj.
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad.
Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.
Teksa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë strategjinë e tyre ushtarake në Evropë, shqetësimet për një tërheqje të mundshme të ushtrisë amerikane - e cila ka rreth 600 trupa në kampin Bondsteel në Kosovë - kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e rajonit.
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje?
Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave.
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.
Për më se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, lindin edhe pyetjet:a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata Trump favore në këmbim?
Prokurori i rastit ndaj të dyshuarës për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, ndau disa detaje me Radion Evropa e Lirë. Duke qenë i kujdesshëm lidhur me informacionet që ndau, prokurori Bekim Kodraliu tregoi se si erdhi deri tek identifikimi i saj dhe dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit.
Nëntorin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se reparti për IVF brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të funksionalizohet në mes të dhjetorit.
Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale.
Gjithnjë e më shumë qytetarë të Kosovës janë duke u kthyer kah armët e zjarrit - qoftë për rekreacion, qoftë për siguri. Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna për mbajtje armësh është rritur për gati tre mijë.
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart peshën e shpresës, por edhe të frikës. Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në këtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve.
Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit të kamotshëm atje.
Shfaq më shumë