Pozicioni i dyfishtë që mbanë Lista Serbe, duke qenë besnike ndaj vendimeve të Beogradit zyrtar dhe pjesë e qeverisë së Kosovës, nga njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë shihet si mjaft problematik për funksionimin normal të institucioneve.
Analistët politikë kritikojnë koalicionin aktual qeverisës për mungesë të dinamikës së punës dhe joseriozitet. Sipas tyre, qeveria vazhdon të mbetet e pakompletuar dhe nuk ka reagime adekuate ndaj disa zhvillimeve që kërkojnë ndërhyrje urgjente.
Kuvendi i Kosovës, deri më 15 janar ndodhet zyrtarisht në pushime dimërore. Ndërkaq pas kësaj date, pritet që të nis seancat e rregullta të punës me shqyrtimin e pikave në rendin e ditës.
Besimtarët e konfesionit ortodoks në Kosovë kanë festuar Krishtlindjen Ortodokse. Në veri të Mitrovicës, besimtarët ortodoksë, kryesisht serbë, kanë kaluar edhe në pjesën jugore të qytetit ku kanë vizituar kishën Sveti Sava.
Themelimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës mund të jetë i varur nga uniteti i deputetëve të koalicionit qeverisës. Në anën tjetër, opozita po tregohet e bashkuar që të mos e mbështes themelimin e Gjykatës Speciale
Vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, është potencuar si një nga prioritetet politike, jo vetëm për Kosovën, por edhe Serbinë për vitin 2015.
Një varg detyrash dhe obligimesh shpalosen nga institucionet e Kosovës si prioritete të punës dhe angazhimeve të tyre gjatë vitit 2015. Lista e prioriteteve është shumë e gjatë.
Edhe një vit plot gafe në politikën e Kosovës. Lidershipi politik dëshmoi se mund t’i shpenzojë gjashtë muaj pa Qeveri e Kuvend.
Si asnjë vit më parë në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës, viti 2014 u përshkua me një krizë të vazhdueshme institucionale.
Në vitin 2015 Kosova do të ballafaqohet me vendime e reforma të dhimbshme, por të domosdoshme, kanë deklaruar liderët e institucioneve të Kosovës në mesazhet e tyre të adresuara për media.
Tejkalimi i barrierave që e mbajnë Kosovën vendin më të izoluar në Evropë, potencohen si një nga prioritetet e qeverisë së re të Kosovës.
"Qëllimi ynë është që dialogu të shkojë përpara, që dialogu të jetë konstruktiv dhe që nga dialogu të dalin rezultate të cilat pastaj do të mund të zbatohen", tha kryeministri Isa Mustafa, në intervistën për REL.
"Ikjet e qytetarëve nga Kosova duhet të na trazojnë shpirtin dhe të na lënë pa gjumë", ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë adresimit të saj vjetor para Kuvendit.
Në mbledhjen e parë të përbërjes së qeverisë, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do t'i kryej obligimet që ka marrë përsipër në këtë situatë mjaftë të ndjeshme politike.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar dy seancat e para plenare të legjislaturës së re për javën e ardhshme. Në një nga to, pritet që Kuvendit t'i drejtohet edhe presidentja Atifete Jahjaga me fjalimin e saj vjetor.
Qeveria e re e Kosovës do të ketë dy nivele të obligimeve dhe përgjegjësive, sipas analistëve. Fillimisht theksohen obligimet për vazhdimin e dialogut me Beogradin dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
Kosova i ka dhënë fund krizës institucionale. Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot qeverinë e re me në krye, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Detajet nuk janë publikuar ende.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet në kohën kur Serbia të njoh shtetin e Kosovës, është thënë të shtunën gjatë një debati të organizuar në Prishtinë.
Themelimi i Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet e pandriçuara të luftës dhe fazës së parë të pasluftës, pritet të jetë një nga detyrat e para të institucioneve të reja të Kosovës.
Shfaq më shumë