Interpretimi i kushtetutshmërisë së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave serbe, nga Komisioni i Venedikut, sipas analistëve politik, ka mundur të amortizojë pakënaqësitë e opozitës.
Kosova e ka vendin në UNESCO dhe fjalori e akuzat e Serbisë janë të papranueshme dhe vazhdimësi e politikës serbe që sollën luftën dhe shkatërrimet, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Partitë opozitare në Kosovë paralajmërojnë se do të vazhdojnë bllokimin e punës së Kuvendit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për seancat në të cilat do të diskutohet miratimi i Buxhetit dhe liberalizimi i vizave.
Me 86 vota për, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje nuk është mbështetur nga tri partitë opozitare.
Pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e parimeve të marrëveshjes për Asociacionin në Kushtetuese, autoritetet serbe janë alarmuar duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e BE-së.
Opozita në Kosovë nuk i beson interpretimit që mund të jap Gjykata Kushtetues në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se Kushtetuesja ka humbur besueshmërinë.
Partitë opozitare nuk i janë përgjigjur ftesës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për një takim të përbashkët me koalicionin qeveritar në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për bllokadën e punës në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se do të zbatojë rregulloren e punës në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e seancave plenare.
Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova shpreh gatishmërinë dhe zotësinë e saj që t'i dëshmojë BE-së se është një shtet partner shumë serioz", ka thënë për REL, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Opozita në Kuvendin e Kosovës mbetet e vendosur të kundërshtojë marrëveshjet që Qeveria nënshkroi për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, deri në anulimin e tyre.
Seanca e së premtes e Kuvendit të Kosovës, që përfundoi në orët e para të së shtunes, e përcjellë me tensione, forca policie, gaz lotsjellës e fyerje, po komentohet në mënyra të ndryshme nga partitë politike.
Thirrja e seancës për ditën e premte në kohën e tensioneve të shtuara politike, paraqet provokim për gjendjen e sigurisë në Kosovë, kanë vlerësuar deputetë dhe analistë politikë në Prishtinë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur serinë e takimeve me liderët e partive politike në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike të krijuar me bllokadën e punës së Kuvendit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’iu nënshtrohet ultimatumeve të opozitës për tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet me e arritura në Bruksel.
Opozita në Kosovë, sërish ka përdorur gazin lotsjellës në Kuvend, për të ndërprerë seancën e cila ishte paraparë të mbahet të enjten. Kjo është hera e dytë që opozita kryen një veprim të tillë në Kuvend.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër në seancën e radhës. Opozita ka paralajmëruar se do t’i pengojë punimet e seancës, ngjashëm siç ka vepruar edhe në mbledhjet e fundit.
Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë duhet të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e gjendjes së rënduar politike në Kosovë, thonë analistët politik.
Kuvendi i Kosovës ka hyrë tashmë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet Qeverisë dhe opozitës sa vijnë e tensionohen.
Në përpjekje që të bllokojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, deputetët opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën ku po zhvillohej seanca.
Kosova e ka mbështetjen ndërkombëtare për marrëveshjet e arritura me Beogradin në Bruksel dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa.
Shfaq më shumë