Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Procesi i liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave për bizneset dhe në këtë mënyrë do të jetë më efikase edhe zbatimi dhe përfitimi nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në Kosovë, sipas sindikatave të punëtorëve, punojnë pa kontrata pune. Këtë e pranojnë edhe zyrtarë të institucioneve, por thonë se shifra nuk është ajo e paraqitur nga sindikata.
Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radio Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e anketuar, kryesisht studentë, shprehin shqetësime se edhe përfundimi i studimeve universitare në Kosovë, nuk u garanton mundësi punësimi.
Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta politike në Kosovë, është konsideruar si një nga sfidat më të mëdha për organet e rendit dhe ato të drejtësisë.
Deputeti Azem Syla është dorëzuar te Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Tomë Gashi. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Syla i dorëzohet gjykatës për procedurat e mëtutjeshme.
Në Kosovë, në muajin maj do të fillojë zbatimi i Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive i publikuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët. Ky Fond do të subvencionojë 50 për qind të normave të interesit të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sejdi Thaçi, rreth 80 vjeç, nga Komuna e Klinës, është kthyer nga Serbia në Kosovë pas 17 vitesh, që kur konsiderohej person i zhdukur i luftës së fundit. Emri i tij, figuron edhe në listën e personave të pagjetur të luftës.
Programi i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët tjerë, ka nisur themelimin e Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive, i cili do t’u lëshojë garanci të pjesshme të kredive institucioneve financiare...
Viti 2014, ka qenë periudha kur në Kosovë ka pasur më së paku kapital të huaj, dhe kjo për faktin se gjatë këtij viti për gjashtë muaj radhazi Kosova ka pasur krizë politike.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se për shkak të barrierave të shumta të sektorit privat, biznesmenët në Kosovë më shumë angazhohen në tregti, si sektor më i lehtë për zhvillim.
Punimet në autostradën Prishtinë- Shkup janë duke u realizuar sipas planifikimeve të parapara në kontratë dhe besohet se projekti do të përfundojë në afatin e caktuar, thonë përfaqësues të konsorciumit turko- amerikan Bechtel- Enka.
Vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar shumë objekte banimi, qendra tregtare e ndërtesa qeveritare, por kushtet për shfrytëzim në këto objekte, lënë për të dëshiruar, vlerësojnë njohësit e ndërtimtarisë.
Kosova edhe pse konsiderohet vendi më i varfër në rajon dhe me shkallë të lartë të papunësisë edhe varfërisë, ka një pjesë të shtetasve të saj milionerë të cilëve në shumë raste nuk u dihet prejardhja e pasurisë apo mjeteve financiare, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Distribucioni i Furnizimit më Energji Elektrike - KEDS, në Kosovë ka larguar nga puna 80 punëtorë, kurse 200 të tjerë rrezikohen që muajin e ardhshëm të mbesin pa punë. Këto shqetësime i paraqesin udhëheqës të sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie.
Në Republikën e Kosovës ka resurse të mjaftueshme të ujit të pijshëm, por ato nuk menaxhohen në mënyrë të duhur, thonë ekspertë të ujërave.
Bankat komerciale kanë zvogëluar kamatat për kredi pasi me vite të tëra i kanë mbajtur të larta këto norma. Ekspertë për ekonomi e financa thonë se kjo do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve, ndërkohë që duhet të shqyrtohen mundësitë për ulje të mëtutjeshme.
Mungesa e përkushtimit të institucioneve kompetente, mbivendosja e mekanizmave në luftën kundër korrupsionit dhe sistemi i dobët i drejtësisë janë tre faktorët kryesore që ndikojnë në shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas, sipas një vendimi të mëhershëm të menaxhmentit, ka ndalur prodhimin për 90 ditë, kurse rreth 30 për qind e punëtorëve nuk punojnë ose punojnë vetëm kur kanë nevojë.
Gjatë viteve të fundit. Kosova nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 përqind. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Botërore, edhe gjatë këtij viti pritet një trend i tillë.
Janë bërë tetë vjet që kur autoritetet në Kosovë kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. Gjatë këtij viti, Kosova synon të aplikojë si vend vëzhgues në këtë organizatë.
Shfaq më shumë