Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova nuk ka arritur që ta ndërtojë një “diplomaci të fortë ekonomike” me të cilën do të arrinte që të përfitonte në fushën e ekonomisë dhe do të nxiste zhvillimin e vendit, kane vlerësuar ekspertë të çështjeve ekonomike.
Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë viti. Ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit konsiderojnë se konkurrenca jo e drejtë dhe niveli i korrupsionit ka bërë që në Kosovë të shuhen mbi 2,200 biznese, kryesisht biznese të reja dhe të vogla.
Kosova gjendet në pozitën më të keqe në Ballkanin perëndimor, sa i përket evazionit fiskal dhe ekonomisë joligjore, në përgjithësi, vlerësojnë njohësit e kësaj fushe.
Buxheti i parashikuar për vitin 2017 javët e fundit është bërë çështje diskutimesh, por edhe mospajtimesh, mes partive të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe ato të opozitës.
Ende nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të mund të fillojë së zbatuari marrëveshja për reciprocitet të plotë për targat e veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shifrat rreth shkallës së papunësisë në Kosovë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave, nuk janë shumë të besueshme për ekspertët, por edhe qytetarët.
Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, sipas ekspertëve, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport –import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit.
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, të dielën në Prishtinë, për të tretin vit me radhë, është hapur Panairi “Blej Shqip”, ku po marrin pjesë rreth 120 prodhues dhe kompani shqiptare.
Më shumë se njëmijë mësimdhënës në Kosovë që kanë dalë në pension vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, nuk kanë arritur t’i marrin tri paga me rastin e pensionimit, ashtu siç u takon sipas Kontratës Kolektive.
Për më shumë se një dekadë disa fshatra që gjenden në afërsi të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës ballafaqohen me zhvendosje dhe dislokim. Disa banorë të fshatit Hade janë zhvendosur, por radhën tashmë e kanë disa lagje të fshatit Shipitullë.
Hetimet ndërkombëtare për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, mbetet ende një kërkesë në letër e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Femrat në Kosovë, në shumicën e rasteve, nuk e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë familjare, pasi pasuria e familjes ndahet në mënyrë të barabartë vetëm mes meshkujve të familjes. Vetëm rreth 3.8 për qind e tyre janë trashëgimtare të pasurisë familjare.
Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm, siç duket, po shndërrohet në një ‘mollë sherri’ mes partive partnere të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përderisa deputetët e PDK-së thonë se ndarja e buxhetit nuk është bërë në mënyrë proporcionale në të gjitha komunat, ata të LDK-së pohojnë se buxheti është real dhe është planifikuar konform nevojave të komunave dhe institucioneve tjera.
Ligji për Trepçën, i cili ka hyrë në fuqi ditë më parë, obligon qeverinë që të përzgjedh bordin mbikëqyrës për të filluar procedurat tjera për funksionimin e kombinatit Trepça. Zyrtarë të institucioneve qeveritare thonë se janë duke punuar në këtë drejtim.
Me moton, "Drejtësi për Astritin”, në Prishtinë u mbajt një protestë qytetare, e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet sqarimi i rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.
Partitë politike në Kosovë mbeten të mbyllura dhe nuk janë transparente kur bëhet fjalë për mënyrën e financimit të tyre, thonë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare. Ndërsa, zyrtarë të partive politike, flasin për transparencë në këtë drejtim.
Degradimi i shtretërve të shumë lumenjve në Kosovë, po ndikon në rritjen e rreziqeve nga vërshimet. Reshjet e shiut, tashmë po krijojnë probleme të shumta duke rritur nivelin e ujit, çka si pasojë sjellë vërshime në rajone të ndryshme të vendit.
Në tregun e Kosovës, në masë të madhe janë të pranishme produktet e prodhuara në shtetin e Serbisë. Pronarë të kompanive në Kosovë, që merren me importin e produkteve serbe, thonë se afërsia gjeografike, çmimet, por edhe kërkesa e konsumatorëve, janë arsyet e prezencës së këtyre produkteve në tregun e Kosovës.
Paga minimale në Kosovë, e cila nuk është më shumë se 130 euro, për vite të tëra ka mbetur e pandryshuar, me gjithë kërkesat e shumta nga ana e përfaqësuesve të punëtorëve. Me 130 euro nuk përmbushen as për së afërmi nevojat elementare të një personi.
Mbi 2.2 miliardë euro ka rritur vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, institucione këto që llogariten të kenë mbi një milion klientë. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe shoqatave joqeveritare, rritja e numrit të llogarive bankare, është rezultat i besueshmërisë dhe stabilitetit që kanë këto institucione.
Shfaq më shumë