Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Buxheti i parashikuar për vitin 2017, me mbi 2 miliardë euro, po shndërrohet në një ‘mollë sherri’ mes partive partnere të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kosovë, disa institucione qeveritare janë të vendosura në objekte private dhe për këtë duhet paguar qira. Zyrtarë qeveritarë theksojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi, kurse ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se mos zhvendosja e këtyre institucioneve nga ndërtesat private, ndodh për shkak të interesave të personave të caktuar.
Pas heqjes së barrikadës së fundit në Mitrovicën e Veriut, të shtunën mbrëma, të dielën është hequr edhe pengesa nga banorët shqiptarë në në “Lagjen e Boshnjakëve”. Heqjen e barrikadave e ka quajtur zhvillim pozitiv, ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.
Dështimi i Kuvendit të Kosovës për miratimin e një deklarate politike, e cila do t’i bënte ftesë BE-së që t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, për analistët politik, konsiderohet jo vetëm nismë e vonuar, por edhe pa ndonjë efekt konkret.
Agjencisë Kosovare të Privatizimit i nevojiten edhe shtatë vite kohë, në mënyrë që të përfundojë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre në Kosovë, thonë udhëheqës të kësaj agjencie.
Kosova konsiderohet vendi më i varfër në Evropë dhe me shkallë të lartë të papunësisë. Por, pavarësisht kësaj, Kosova ka edhe elitën e vet politike, që në të shumtën e rasteve përbëhet jo vetëm nga biznesmenë, por edhe nga zyrtarë të lartë të institucioneve qendrore dhe lokale, që figurojnë si milionerë me pasuritë e tyre. Kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Kosova ka pasuri të mjaftueshme nëntokësore që janë të pashfrytëzuara, të cilat do të ishin atraktive për investitorët e huaj, konkretisht do të ndikonin edhe në zhvillimin ekonomik, pohojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Mbi 400 milionë euro llogariten investimet që janë realizuar që nga viti 2003 e këndej në termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës. ndërkohë që nuk dihet se sa është vlera e donacioneve.
Rreth nëntë milionë euro të deponuara në Trustin e Kursimeve të Kosovës - por të cilat nuk kanë pronarë - pritet që me ligjin e ri të barten në Buxhetin e Kosovës, deklarojnë zyrtarë përgjegjës të Trustit.
Proceset e hapura gjyqësore, aktakuzat e ngritura, apo edhe vuajtja e dënimit me burg, nuk po i pengojnë disa nga kryetarët aktualë të komunave të Kosovës që të ushtrojnë funksionin e tyre.
Ndonëse qytetet më të mëdha tashmë i kanë edhe Universitetet e tyre, kryeqyteti vazhdon të jetë i preferuari edhe për studentët. Por, sa ofron Prishtina edhe anën argëtuese për një numër kaq të madh të rinjsh që i “grumbullon”? Kjo është tema e "VOX"-it që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë të diel.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.
Miratimi i Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës konsiderohet se do të lehtësojë procedurat dhe do të rris interesimin e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore gjenden jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Autoritetet kompetente pohojnë se nuk kanë qasje në këto prona, kurse ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se çështja pronësore duhet të zgjidhet në mënyrë reciproke.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka drejtuar katër letra Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes së cilave ai kërkon angazhimin e tyre për zbardhjen e krimeve gjatë kohës së luftës dhe atyre të pasluftës.
Interesimi i investitorëve amerikan për të investuar në Kosovë, viteve të fundit është shtuar, por autoritetet e Kosovës duhet të lobojnë më shumë te kompanitë amerikane për të njoftuar për potencialet e tregut të Kosovës, thonë përfaqësues të bizneseve.
Në Kosovë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka pasur rënie të investimeve të huaja. Ekspertët për çështje ekonomike thonë se jostabiliteti politik po ndikon edhe tek investitorët e huaj dhe nga kjo gjendje pasojat do t’i bartë ekonomia e përgjithshme e Kosovës.
Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se “Serbia nuk ka hise në asnjë pronë në Kosovë” dhe se “Beogradi është i vetëdijshëm se Trepça është pronë e Kosovës”.
Kompani të caktuara që veprojnë në Kosovë dhe mbështeten nga qeveria dhe partitë politike, kanë krijuar monopol në treg në fusha ndryshme, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe zyrtarë qeveritarë pranojnë se ekziston një fenomen i tillë dhe kanë kërkuar nga të gjitha ministritë që të kenë kujdes në këtë drejtim.
"Qeveria e Kosovës do të sillet në të ardhmen në mënyrë reciproke, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon me arrestimin e oficerëve të lartë të shtetit të Kosovës apo të zyrtarëve të lartë", ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Shfaq më shumë